Pas suksesit të arritur me fushatën në Kickstarter dhe produktin HELLO, fituesi në kategorinë e Inovacionit të Vitit në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, Solaborate prezantoi gjeneratën e dytë të HELLO 2.

HELLO 2 mbërrin pas 11 ditësh në KickStarter me thirrje audio dhe video, lojëra dhe transmetime të cilësisë së lartë si dhe asistentin virtual Alexa.

HELLO 2 do të ketë një kamër dhe lente 280 mm i pajisur me katër mikrofonë dhe trashësi prej 28 mm.

Përmes një postimi në Medium dhe ndërsa theksonte suksesin e HELLO, një produkt i financuar në 1,300% dhe i shitur 100% tek mbështetësit, kompania prezantoi muajin e kaluar pesë produkte të reja që kanë për synim përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës sonë të komunikimit shprehej Solaborate.

Kompania tha se 5 produktet e reja së shpejti do të publikohen në Kickstarter ku në mesin e tyre është HELLO 2 dhe një uebsajt është në dispozicion të atyre që duan të dinë më shumë rreth produkteve të reja përpara debutimit të tyre.

Gjithashtu kompania do të ofrojë katër çmime shpërblyese ku fituesit do të marrin produkte HELLO me vlerë prej 10,000 dollarësh dhe pjesë e kësaj gare mund të jeni edhe ju.

Në një intervistë për PCWorld.al, themeluesit e Solaborate Labinot dhe Mimoza Bytyqi, vëlla e motër, ndanë eksperiencën e tyre që nga emigrimi në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Solaborate gjithashtu do të ofrojë HELLO 2 Developer Edition dizajnuar për komunitetin e zhvilluesve. Krahas gjeneratës së dytë të HELLO 2, kompania ofron edhe aksesorët HELLO Wireless Controller dhe HELLO Button.

Për më tepër ju ftojmë të vizitoni uebsajtin e HELLO 2.

Solaborate gjithashtu u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të rralla të botës së teknologjisë, evenimentit vjetor TechCrunch Disrupt i cili u mbajt në data 18-20 Shtator në San Francisco të Shteteve të Bashkuara.