Pasi hapi siparin e takimeve në Tiranë javën e kaluar, Albanian ICT Awards vijoi me dy takime në Prishtinë në Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike pranë Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjin Riinvest, të Mërkurën dhe të Enjten respektivisht.

E Premtja dërgoi drejtuesit e ICTSmedia në qytetin e vogël, për nga popullsia por jo nga kreativiteti, të Gjakovës. Ndërsa kjo nuk është hera e parë të thirrja Albanian ICT Awards shkon në këtë qytet, qendra BONEVETdhe talenti që prodhon të bën të ndihesh si i huaj çdo vit që e viziton.
Bonevet është një prej destinacioneve që spikat me çdo edicion të Albanian ICT Awards. Vitin e kaluar, ishte Bleart Këpuska nga kjo qendër i cili rrëmbeu Yllin në Ngritje të garës mbarëkombëtare.

E veçantë për nga moshat që e frekuentojnë, një vizitë në Bonevet dhe menjëherë të lë të kuptosh pse shqiptarët kanë nevojë për Albanian ICT Awards.
Përveç prezantimit të kategorive tradicionale dhe atyre të reja, stafi i Albanian ICT Awards pati mundësinë të një vizite të përgjithshme të qendrës për tu njohur më nga afër me aktivitetet e fundit të BONEVET.

Projektet inovative dhe nxënësit e talentuar të kësaj qendra kanë frekuentuar me aplikime pothuajse çdo edicioni të garës. Ylli në Ngritje është trofeu që kjo qendër dëshiron tja shtojë përsëri koleksionit të arritjeve të saj.

Albanian ICT Awards u rikthyer me këtë edicion të pestë si çdo fillim viti, me një mision të qartë, të identifikimit dhe shpërblimit të profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesorëve, femrave inovatore dhe projekteve të shërbimeve publike, yjeve në ngritje dhe tani e tutje edhe të ekspertëve të sigurisë kibernetike.
Të Hënën, stafi nis rrugëtimin drejt Shkupit dhe Tetovës për tu rikthyer të Marten dhe të Enjten në Cacttus Education dhe Kolegjin AAB në Prishtinë
Aplikimet të cilat mund të kryhen online do të vijojnë të ngelen të hapura deri më datën 31 Mars ora 00:00. Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të www.ictawards.org. /ICT Awards/ICTSmedia

Galeria  e plotë me foto në Facebook: http://bit.ly/2lIoq0H