Gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionin, Albanian ICT Awards ishte projekti fitues në kategorinë ICT gjatë mbrëmjes Gala të ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë” tashmë në vitin e katërt në vlerësim të sipërmarrjeve të suksesshme Shqiptare.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama.

“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për çdo gjë çfarë keni bërë,” u drejtua Kryeministri pjesëmarrësve në sallë. “Jemi përgatitur për të injektuar një shumë prej 1 miliard Eurosh në ekonomi për tre vitet e ardhshme,” ishte premtimi i z. Rama për sipërmarrjet.

Qëllimi i këtij eventi, të kthyer tashmë prej tre vitesh në një traditë, është promovimi i sipërmarrjes shqiptare dhe punës e kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin.

ict-bleta2Një çmim i cili shkon për shtëpinë botuese ICTSmedia pjesë e rrjetit IDG organizatore e kësaj gare, Albanian ICT Awards hodhi themelet e një e një dimensioni tjetër në identifikim, shpërblim dhe në nxitjen e talenteve të reja inovative në mbarë hapësirën shqiptare.

Prej pesë vitesh, kjo garë ka vlerësuar mbi 500 projekte të ndryshme individuale apo institucionale duke tërhequr vëmendjen e aktorëve të rëndësishëm shqiptarë por edhe ndërkombëtarë. Në mesin e të nominuarve për kategorinë ICT ishin Communication Progress, Intracom dhe Kreatix.

Ishte drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Linda Karçani e cila dorëzoi çmimin për bashkëthemeluesin e Albanian ICT Awards, z. Kushtrim Shala i cili në fjalën e rastit u shpreh:

“ICTSmedia më zgjodhi mua të merrja këtë çmim, por në të vërtetë i takon më shumë se 500 kandidatëve pjesë edicioneve të Albanian ICT Awards me projektet e tyre inovative disa prej të cilëve na përfaqësojnë sot në kompani globale.”

z. Shala shprehu falenderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj gare; Juria, stafi i ICTSmedia, Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albsoft dhe të gjithë kandidatët ndër vite.

ict-bleta1

Mbrëmja gala e Bleta e Artë 2016 shënoi një tjetër fitore të përbashkët për ICTSmedia dhe Albanian e ICT Awards ku çmimin për kategorinë Startup e rrëmbeu Baboon, fitues i ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards duke konfirmuar jo vetëm rëndësinë që tashmë bart kjo ngjarje por edhe pasionin dhe profesionalizimin që e karakterizon. (PCWorld Albanian)