Kompania Sentry nga Kosova shpallet fituese në një prej ngjarjeve më prestigjioze me karakter rajonal të fushës së teknologjisë informative.

Një nga themeluesit e Sentry L.L.C Drinor Selmanaj është një nga pioneret e sigurisë kibernetike ku përmes trajnimeve profesionale vite me radhë ka edukuar dhe sensibilizuar për nevojën e fortifikimit të sistemeve kompjuterike.

Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, ligjërues në universitete vendore dhe rajonale me temat e ndryshme rreth sigurisë, ai gjithashtu ka këshilluar kompani te cilat kanë qenë shënjestër të sulmeve kibernetike për të minimizuar rrjedhjen e informacionit dhe ju ka ndihmuar në implementimin e teknologjive të fundit për mbrojtje kibernetike.

Duke parë nevojen e madhe dhe rrezikun që kanoset nga këto sulme së bashku me profesionist tjerë të kësaj fushe kanë themeluar kompaninë e lart përmendur.

Sentry L.L.C ofron ngritjen e nivelit të sigurisë së informacionit dhe mbronë vazhdimësinë e operimit të biznesit duke i ofruar mbrojtje pro-aktive, kjo kompani tanimë ka depërtuar në tregun rajonal duke ofruar shërbime profesionale për të minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike.

Ekipi i Sentry L.L.C përbehet nga profesioniste te fushës se sigurisë kibernetike te cilët përmes profesionalizimit të tyre kanë arritur të ndërtojnë imazhin e një kompanie qe ofron siguri dhe efikasitet ne shërbimet e saja.

Ky ekip përmban anëtarë te cilët kane bagazh te eksperiencës me kompani rajonale dhe ndërkombëtare qe merren me fushën e sigurisë kibernetike, dhe po ashtu te cilët përveç asistencës teknike kane ofruar edhe shërbime konsultative për institucione financiare, institucione publike, kompani qe ofrojnë shërbime ne fusha te ndryshme. /PCWorld Albanian