Mes emocionesh dhe surprizash vijuan ditën e sotme dy takime të tjera në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards.
Ato përmbyllin një javë plot takime në Tiranë, Prishtinë, Shkodër dhe Preshevë në kërkim të inovatorëve dhe talenteve në teknologji. Universiteti i Tiranës, jCoders, Universiteti Politeknik, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Universiteti Europian, Shkolla e Mesme Teknike “Presheva dhe Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Shkënderbeu,” ishin ndalesat e radhës.

Paraditen e sotme prezantimi i Albanian ICT Awards vijoi me studentët e shkëlqyer të Universitetit Epoka me mikpritjen e ngrohtë të Profesorëve pranë këtij institucioni Igli Hakrama dhe Prof. Dr. Arban Uka.
Të përfaqësuar denjësisht në Shqipëri dhe më gjerë me projektet dhe diplomat e programeve studimore, studentët e këtij Universiteti bartin një potencial i cili nuk kishte sesi të mos vlerësohej nga Albanian ICT Awards.

E Premtja gjeti përfaqësuesit e garës në qytetin verior të Shkodrës, në Shkollën Austriake Peter Mahringer. Nxënësit e talentuar të këtij institucioni me fokus të veçantë teknologjinë e informacionit u prezantuan me kriteret e aplikimeve, kategori, shpërblimet dhe mesazhin fisnik të Albanian ICT Awards, të një gare mbarëkombëtare.

E specializuar në robotikë, nxënësit e kësaj shkolle gjatë takimit nxënësit demonstruan disa projekte të zhvilluar dhe shprehën haptazi ambiciet për tu bërë pjesë e garës pse jo edhe të rrëmbejnë një prej çmimeve të Albanian ICT Awards.
Java e ardhshme shënon fundin e takimeve të këtij edicionit i cili u hap më 26 Janar. Kur kanë ngelur edhe 13 ditë nga mbyllja e aplikimeve, drejtuesit e garës kanë filluar përgatitjet për fazën tjetër po aq e rëndësishme e cila nxjerr në skenë një prej shtyllave të kësaj gare, Jurinë e Albanian ICT Awards.

Aplikimet qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars në tetë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe ICT Siguria Kibernetike.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=cmt5lZbPmxI”/]

Të Shtunën vijojnë takimet në qytetin e Shkodrës pranë Universitetit Luigj Gurakuqi. Më 21 Mars Albanian ICT Awards mban takimin e radhës në Inovation Hub ndërsa më 23 Mars rikthehet në Prishtinë në Qendrën e Inovacionit në Kosovë në një takim me profesionistë, studentë dhe entuziastë të teknologjisë. /ICTAwards

 

Galeria e plotë me foto në Epoka: http://bit.ly/2mTxm4V

Galeria e plotë me foto në Shkollën Austriake: http://bit.ly/2nP81Im