Lider në median e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe sigurisë në trevat shqipfolëse, shtëpia botuese ICTSmedia po shkon drejt një tjetër edicionit të suksesshëm të garës shpërblyese mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards.

Shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit por jo vetëm, është objektivi kryesore i kësaj ngjarje të përvitshme.

Pikërisht në kërkim të shfaqjes së këtyre arritjeve dhe shpërblimit të tyre, dhjetëra takime organizohen çdo vit deri në mbylljen e aplikimeve me studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të apasionuar në fushën e ICT-së.

Sot kjo traditë vijoi me dy takime në Tiranë e në Prishtinë. Në mesditë përfaqësuesit vizituan Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit.

Me mbështetjen e profesorit të këtij fakulteti Igli Tafaj, ata patën mundësi të prezantonin studentët me kriteret e garës, mundësitë dhe shpërblimet që ofron ajo.

Pasditja gjeti Albanian ICT Awards në Prishtinë, pranë studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji. Nën shoqërimin e Koordinatorit të UBT-së Blerton Abazi, drejtuesit e garës ofruan mundësinë e artë për studentët, atë të aplikimit dhe pse jo të suksesit në një eveniment kaq të rëndësishëm sa është Albanian ICT Awards.

Edicioni i pestë jubilar i garës çeli siparin më 26 Janar në Tiranë duke drejtuar thirrjen mbarë komunitetit ICT në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Shtatë kategorive tradicionale ju bashkua çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike e cila prek një prej industrive më të kontestuara përgjatë 2016-ës, rëndësia e së cilës dita ditës po del në pah.

Kanë ngelur 15 ditë, 3 orë dhe 48 minuta në këtë moment që po shkruajmë deri në përmbylljen e aplikimeve përmes www.ictawards.org. Prej 5 vitesh Albanian ICT Awards ka hedhur themelet e një dimensioni tjetër në identifikim, shpërblim dhe në nxitjen e talenteve të reja inovative në mbarë hapësirën shqiptare. /ICTAwards