Kur kanë ngelur afro dy javë nga afati i fundit i aplikimeve, Albanian ICT Awards vijoi këtë javë me dy takime shumë të rëndësishme në Prishtinë dhe në Tiranë.

Takimi parë u mbajt në Akademinë jCoders në Prishtinë, një institucion i akredituar nga Autoriteti i Kombëtare i Kualifikimit. jCoders është themeluar në 2015-tën nga njëra prej finalisteve të edicionit të këtij viti në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards, Arta Shehu Zaimi, dhe ka në fokus arsimin e orientuar nga teknologjia.

Gjatë vizitës pranë ambienteve të jCoders, ekipi i Albanian ICT Awards u mirëprit nga themeluesit Arta Shehu Zaimi dhe Fiona Shehu. Pjesë e tij ishin prindër dhe nxënës të moshave 8 deri në 15 vjeç.

Entuziasmi i tyre u tregua qartazi kur morën guximin dhe prezantuan pesë projekte me të cilat dëshirojnë të aplikojnë, projekte të cilat janë zhvilluar gjatë proceseve mësimore në jCoders.

Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte të udhëhequra nga një mentorship plot pasion nga dy themelueset. ICT Ylli në Ngritje ofron shansin e artë jo vetëm për fëmijët e këtyre moshave por edhe vetë institucionit duke afirmuar një sukses që shkëlqen prej dy vitesh në jCoders.

Sakaq të Dielën në mbrëmje, Siguria Kibernetike ishte tema kryesore e shumë diskutimeve që morën jetë pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Takimi u udhëhoq nga bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards Kushtrim Shala, Koordinatorja Aneida Bajraktari dhe Profesori pranë këtij fakulteti Gjergji Mulla, i cili ka një mision të vështirë përpara atë të anëtarit të Jurisë në edicionin e 5-të të garës.

Ai inkurajoi studentët për tu bërë pjesë e garës si një sfidë e cila do të testojë realisht njohuritë dhe arritjet e tyre në këtë fushë.

Albanian ICT Awards vijon me takimin e radhës më 16 Mars në Kosovën Lindore dhe 17 Mars në Shkodër.

Ju rikujtojmë se aplikimet janë të hapura deri më datën 31 Mars vetëm në formatin online përmes www.ictawards.org në tetë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje i VititICT Shërbimi Publik i VititICT Akademiku i VititFemra në ICT dhe çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike. /ICTAwards