Javën e kaluar edicioni i pestë i Albanian ICT Awards çeli turin e takimeve në Tiranë të cilat organizohen çdo vit për tu njohur me nga afër me talentet dhe profesionistët shqiptarë në teknologji.
Dita e parë e muajit Mars rezervoi një takim me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë takim organizatorët e Albanian ICT Awards u njohën me arritjet e studentëve si dhe inkurajuan pjesëmarrjen në këtë garë mbarëkombëtare pjesë e të cilit ishin udhëheqësi i departamentit Prof. Dr. Blerim Rexha dhe Koordinatori i Albanian ICT Awards z. Ardian Alaj.

Prof.Dr. Blerim Rexha u shpall akademiku i vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards. ndërsa, z. Alaj njohu studentët me kategoritë e pjesëmarrjes, aplikimet dhe përfitimeve që ofron kjo garë.
Interesimi nga ana e studentëve ishte e lartë kryesisht në kategori si ICT Diploma, ICT Mobiliteti dhe ICT Inovacioni i Vitit.

Takimi i radhës do të mbahet ditën e nesërme me studentë të Kolegjit Riinvest ndërkaq dita e Premte sjell një tjetër takim, atë në qendrën Bonevet në Gjakovë.

Edicioni i 5-të i Albanian ICT Awards çeli aplikimet e këtij viti më 27 Janar në një aktivitet të dedikuar në Tiranë me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga skena e tekn0logjisë në Shqipëri dhe Kosovë.
Të gjithë ata që besojnë në ëndrrën e kësaj gare mund të aplikojnë online për www.ictawards.org në shtatë kategoritë: ICT Innovation of the Year, ICT Mobility of the Year, ICT Diploma of the Year, ICT Rising Star of the Year, ICT Public Service of the Year, ICT Academic of the Year, Women in ICT dhe e veçanta e këtij edicioni Cyber Security of the Year. /ICT Awards / ICTSmedia