Ka shkuar në 6 numrin i takimeve të organizuara nga Albanian ICT Awards në kuadër të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare në teknologji.
Sot Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Maqedonisë, ku u takua me studentët dhe stafin pedagogjik të Universitetit të Evropës Juglindore në qytetin e Shkupit dhe Tetovës.
Këtë të Hënë gara mbarëkombëtare bashkoi shqiptarët duke hapur dyert për çdo inovacion dhe kreativitet që flet shqip pavarësisht vendit ku jetojnë.

Takimet filluan në ora 09:30 në Shkup ku drejtuesit e garës u pritën nga Prof. Dr. Azir Aliu, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Shkolla Fillore Liria në Shkup.
z. Aliu, i cili do të shërbejë edhe si anëtar jurie në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, në fjalën e tij të rastit inkurajoi nxënësi dhe studentët ti bashkohen garës mbarëkombëtare.

Më pas rrugëtimi vijoi drejt Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Me pjesëmarrjen e drejtuesve të Parkut Teknologjik të SEEU Visar Demiri dhe Martir Dika, krahas prezantimin të kategorive dhe kritereve të aplikimit në edicionin e pestë, pati edhe prezantime të disa projekteve të cilat pritet ti bashkohen garës së këtij viti.

Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore është një nga partnerët dhe mbështetësit më të zjarrtë të Albanian ICT Awards.
Takimet do të vijojnë ditën e nesërme, datë 7 Mars në Cacttus Education në Prishtinë në ora 16:45 dhe të Mërkurën me studentët e Kolegjit AAB.

Edicioni i pestë i Albanian ICT Awards hapi aplikimet më 26 Janar në 8 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje dhe ICT Cyber Security.

Më shumë surpriza pritet ti bashkohen garës deri në shpalljen e fituesve në mbrëmjen Gala. Ju kujtojmë se aplikimet janë të hapura deri më datë 31 Mars ora 00:00. /ICT Awards / ICTSmedia