Me vetëm dy javë të ngelura nga mbyllja e aplikimeve ekipi i Albanian ICT Awards dërgoi në 15 numrin e takimeve në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards.

Ditën e djeshme përfaqësuesit e garës organizuan dy takime në Prishtinë dhe Tiranë, në Universitetin për Biznes dhe Teknologji dhe Universitetin Politeknik respektivisht.

Me mbështetjen e dy institucioneve, studentët u njohën me kriteret e aplikimit, shpërblimet dhe mundësitë që ofron Albanian ICT Awards.

Sot për herë të parë, përfaqësuesit e garës udhëtuan drejt Kosovës Lindore, në qytetin shqiptar të Preshevës ku u takuan me nxënës dhe profesorë të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Presheva.”

Presheva befasoi me një kreativitet ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, një helikopter i ndërtuar përmes mjeteve rrethanore i cili besohet të jetë unik në llojin e tij.

I ftuar për TV Presheva në emisionin e mëngjesit, Koordinatori i Albanian ICT Awards z. Ardian Alaj shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për pritej e veçantë që ju bë drejtuesve të kësaj gare në Preshevë.

Në Tiranë, përfaqësuesit e garës organizuan dy takime të njëpasnjëshme. Në ora 13:00 në Universitetin Metropolitan Tirana zhvilluan takim me studentë dhe alumni të SHPAL.

Në ora 18:00 vijuan me takimin e dytë në Universitetin Europian të Tiranës me studentë dhe pedagogë.

Risi, shpërblime dhe promovime fantastike për finalistët. Këtë vit, investitorë potencial të gatshëm të mbështesin idetë e suksesshme në Albanian ICT Awards.

Takimet do të vijojnë ditën e nesërme në Tiranë në Universitetin Epoka dhe në Shkodër me nxënësit e talentuar të Shkollës Austriake Peter Mahringer.

Të Shtunën ICT Awards vijon me një tjetër takim në Shkodër me studentët Degës Informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Shkodrës.

Albanian ICT Awards hapi zyrtarisht aplikimet më 26 Janar të cilat do të vijonin për mëse 2 muaj për tu përmbyllur më 31 Mars. Tetë kategori janë të hapura për të gjithë ata që duan të shfaqin arritje e tyre:  ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje i VititICT Shërbimi Publik i VititICT Akademiku i VititFemra në ICT dhe çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike. /ICTAwards