Në kërkim të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të teknologjisë së informacionit në trevat shqiptare ishte misioni i Albanian ICT Awards një iniciativë e cila mori jetë në 2012-ën me edicionin e parë.
Ishte ky misioni që na dërgoi në çdo cep të Shqipërisë dhe Kosovës e në mbarë trevat ku jetojnë shqiptar e ku flitet gjuha shqipe. Po ky mision na ndihmoi në organizimin takimin e 9-të të suksesshëm në kuadër të edicionit të 5-të jubilar të kësaj gare.

Mesditën e së Enjten ishim në Kolegjin AAB, një prej institucioneve arsimore private më eksperiencë në edukim e veçanërisht në edukimin me teknologjinë.
Në këtë takim i cili u organizua pranë ambienteve të Kampusit të Ri Universitar të këtij intitucioni, drejtuesit e garës u shoqëruan në prezantimin e tyre nga Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Blerta Prevalla dhe akademiku i vitit në Albanian ICT Awards IV, Prof. Dr. Shkelzen Caka.

Duke folur për rëndësinë e ICT Awards në promovimin e vlerave përmes teknologjisë së informacionit, z. Caka u bëri thirrje studentëve të sfidojnë arritjet e tyre në Albanian ICT Awards.

Oficina, Instituti Harry Fultz, Universiteti i Prishtinës, Kolegji Riinvest, Qendra Bonevet, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Cacttus Education janë vetëm disa copëza të një mozaiku takimesh i cili do të vijojë të pasurohet deri në mbylljen e aplikimeve.

Unik për nga karakteri, Albanian ICT Awards është një prej titujve më të dëshiruar dhe kërkuar nga udhëheqësit e bizneseve, inovatorët, akademikët, të rinjtë entuziastë të kësaj fushe dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike tërësisht shqiptare
Takimet do të vijojnë më 14 Mars në akademinë jCoders dhe më 16 Mars në Kosovën Lindore dhe më 17 Mars në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër.

Aplikimet të cilat bëhen vetëm në formatin online do të jenë të hapura deri më 31 Mars në www.ictawards.org në tetë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit ICT Akademiku i Vitit, Femra e Vitit në ICT dhe çmimi i ri ICT Cyber Security. /ICT Awards/ICTSmedia

 

Galeria e plotë me foto në Facebook: http://bit.ly/2mEU8PH