E Enjtja dërgoi në 3 numrin e takimeve të mbajtura në kuadër të edicionit të pestë jubilar të Albanian ICT Awards.
Pas manifestos së një talenti të pa kontestuar në Oficina dhe entuziazmit të studentëve të FIEK në Universitetin e Prishtinës, radhën e kishte Kolegjin RIINVEST, takim i cili realizohet prej disa edicionesh.

Me të pranishëm Koordinatorin e Albanian ICT Awards, z. Ardian Alaj dhe ICT Hulumtuesi i Vitit në edicionit e katërt të konkursit, Prof.Dr. Shkelzen Cakaj i cili ndau një fjalë rasti me studentët, takimi zuri vend pasditen e sotme në ambientet e këtij institucioni arsimor.

Ardian Alaj në cilësinë e koordinatorit, përveç kategorive tradicionale, prezantoi studentët me risitë e këtij edicioni, siç është kategoria ICT Cyber Security of the Year – një nga kategoritë me potencialin më të madh për nga numri i të apasionuarve, si dhe përfitimet, shpërblimet që do të sjellë ky edicion.
Ky është viti i tretë që ICTSmedia në bashkëpunim me RIINVEST organizojnë një takim në kuadër të Albanian ICT Awards.

Ditën e nesërme, ICT Awards udhëton drejt Gjakovës pranë Qendrës Bonevet ku talenti është përkthyer në histori suksesi pikërisht në këtë garë mbarëkombëtare.
Më pas maratona e takimeve rikthehet në Hënën, më 6 Mars në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup dhe Tetovë të Maqedonisë, më 7 Mars për herë të parë në Cacttus Education dhe më 9 Mars në Kolegjin AAB.

Këtë vit, Albanian ICT Awards hapi aplikimet në 8 kategori më 27 Janar. Krahas kategorive tradicionale, kandidatën kanë në dispozicion kategorinë e re ICT Cyber Security of the Year. Aplikimet të cilat do të qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars bëhen online përmes faqes zyrtare, www.ictawards.org.  /ICT Awards/ICTSmedia

Galeria e plotë e fotove në Facebook: http://bit.ly/2meJ1ga