Pas suksesit të arritur me fushatën në Kickstarter dhe produktin HELLO, fituesi në kategorinë e Inovacionit të Vitit në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, Solaborate prezantoi gjeneratën e dytë të HELLO 2. HELLO 2 mbërrin pas 11 ditësh në KickStarter me thirrje audio dhe video, lojëra dhe transmetime të cilësisë së lartë si dhe asistentin virtual Alexa. HELLO 2 do të ketë një kamër dhe lente 280 mm i pajisur me katër mikrofonë dhe trashësi prej 28 mm. Përmes një postimi në Medium dhe ndërsa theksonte suksesin e HELLO, një produkt i financuar në 1,300% dhe i shitur 100% tek mbështetësit, kompania prezantoi muajin e kaluar pesë produkte të reja që kanë për synim përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës sonë të komunikimit shprehej Solaborate. Kompania tha se 5 produktet e reja së shpejti do të publikohen në Kickstarter ku në mesin e tyre është HELLO 2 dhe një…