Të Premten 26 Maj, Çmimet kombëtare në Inovacion dhe Teknologji – Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e cila mbahet pranë Arka Art Hotel me pjesëmarrjen personaliteteve nga pushteti qendror dhe vendor, trupe diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Organizuar nga ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards hyri në vitin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 duke hapur aplikimet në gjashtë kategori. Çmimet, të cilat festojnë suksesin e pionierëve të teknologjisë që po përcaktojnë praktikat më të mira përmes inovacionit të aplikuar, tërhoqën 117 aplikime dhe mëse 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.

Albanian ICT Awards hodhi hapin e saj të parë në dekadën e dytë në kërkim të inovacionit me rrënjë shqiptare në rajon dhe botë dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka lënë gjurmën e saj duke influencuar kështu rolin që teknologjia ka për të luajtur në shoqërinë shqiptare.

U mbajtën më shumë se 23 takime gjer në mbyllje të aplikimeve më 30 Prill 2023 duke vizituar jo vetëm shkolla, universitete e qendra inovacioni por edhe komuna e bashki Shqiptare në rajon për të përhapur thirrjen në mbarë komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

50 kandidatë të cilët vinin me projekte dhe aplikacione fintech, e-commerce, EdTech, AI, machine learning e robotikë prezantuan përballë jurisë së Albanian ICT Awards. Si pjesë e procesit të vlerësimit dhe juria shqyrton aplikimet jo vetëm për qasjen novative të teknologjisë, por edhe për mënyrën se si ajo zbatohet për njerëzit, proceset, informacionin dhe teknologjinë, praktikat më të mira që ajo mbështet, ndikimin dhe vlerën e biznesit.

18 kandidatë do të shpërblehen në Mbrëmjen Gala të cilët synojnë të rrëmbejnë 6 çmimet e mëdha: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Duke bërë bashkë idetë dhe mendjet më të ndritura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë, Mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është një moment feste dhe frymëzimi për shqiptarët në teknologji, inovacion dh sipërmarrje.

Albanian ICT Awards ka vënë në dispozicion për publikun mundësi pjesëmarrje dhe donacioni si mbështetje dhe për të rritur numrin e çmimeve që do të shkojnë për finalistët e kësaj gare.

Duke blerë një prej biletave, kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe fituesit e çmimeve të mëdha.

Për Albanian ICT Awards teknologjia, inovacioni dhe sipërmarrja janë një forcë përcaktuese e një mënyre të re të jetuarit dhe punuarit ku suksesi në to nuk mund të konsiderohet më si një opsion por një domosdoshmëri e imponuar në çdo sektor shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve kudo jetojnë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen InvestUnioni i Bashkive dhe Komunave ShqiptareAlbvision; Platinium si Dev.alVodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit SapiensBaboonFacilizationVigan dhe Silver si EasyPay3i SolutionsImbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUKSEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Partners

Following the footsteps of Albanian innovators, the largest nationwide event on technology and innovation, the Albanian ICT Awards, closes its 12th edition…

më shumë

Në gjurmët e novatorëve Shqiptarë, evenimenti më i madh mbarëkombëtar o teknologjisë dhe inovacionit Albanian ICT Awards, mbyll edicionin e i tij…

më shumë

Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, gara mbarëkombëtare e teknologjisë Albanian ICT Awards…

më shumë

A nest where innovation and creativity have flourished and been manifested for more than a decade, the nationwide technology competition Albanian ICT…

më shumë

Edicioni i 12 i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më 31 Mars pas një turi të gjatë…

më shumë

Albanian ICT Awards është vënë për vitin e 12-të me radhë në kërkim të kurioziteti të pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e…

më shumë

Ndërsa po i afrohemi mbylljes së aplikimeve të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, stafi i kësaj gare udhëtoi më 14…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vijoi turin e takimeve duke u vënë në kërkim të yjeve të teknologjisë në mbarë…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards hapi aplikime në 7 kategori më 15 Shkurt 2024 duke ftuar të rinjtë, yje në…

më shumë

On Thursday February 29, 2024, ALBICT Association opened the 12th edition of Albanian ICT Awards, a nationwide competition in technology, with the…

më shumë

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin…

më shumë

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë