Evenimenti më i rëndësishëm në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, Albanian ICT Awards, me praninë e një inovacioni shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e mbarë diaspora shqiptare është ajo që i jep karakterin e vërtetë kësaj gare: një garë mbarëkombëtare.

Duke afruar së bashku profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendimmarrës e politikëbërës në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes janë idetë, projektet, sipërmarrjet, studimet, diplomat, startupet e karrierat e dëshmuara para jurisë nga finalistë dhe fituesve nga edicioni i parë janë vlera e vërtetë e një misioni mëse 11-vjeçar.

Informacione për Kandidatë dhe të Nominuar

  • Paneli i jurisë së këtij evenimenti është i pavarur nga pjesa organizative. Ajo përbëhet nga profile të dëshmuara dhe profesionale, një juri e pavarur nga organizatorët e garës dhe ka në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar
  • Aktivitetet për të cilën individi është nominuar duhet të jenë realizuar përgjatë vitit kalendarik 2023 – 2024
  • Nominimet nuk mund të bëhen pa dijeninë dhe pa miratimin paraprak të individit të nominuar
  • Juria ka të drejtë të zhvendosë aplikimin e individit në kategori të tjera nga ajo në të cilën ka aplikuar fillimisht kur e gjykon të arsyeshme
  • Me përjashtim të kategorisë “Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç“, të gjithë aplikuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç, ndërkaq aplikuesit për të dy kategoritë “Ylli në Ngritje” duhet të kenë miratimin e njërit prej prindërve.
  • Nominimet në të gjitha kategoritë individuale bëhen pa asnjë detyrim financiar.
  • Nominimet pranohen vetëm përmes sistemit online, duke përdorur formularin e përcaktuar të aplikimit, në mënyrë që të sigurohet vlerësimi i njëjtë dhe i paanshëm për të gjithë aplikantët. Ekipi organizativ mund të kërkojë dokumente shtesë për verifikimin e saktësisë dhe origjinalitetit. Gjithashtu, dokumente vërtetuese shtesë mund të kërkohen prej kandidatit me kërkesë të jurisë
  • Secili prej aplikuesve dhe kandidatëve, që të konsiderohet një proces i ligjshëm, duhet të shprehë aprovimin se është i gatshëm të prezantojë projektin me të cilin ka aplikuar para Jurisë duke mbuluar shpenzimet e tij personalisht
  • Secili kandidat në varësi të kategorisë ku konkurron, duhet të përgatisë disa dokumente prezantuese përmes së cilave juria mund të vlerësojë seriozitetin e aplikimit mbështetur në informacione të sakta

Dokumente që përbëjnë rëndësi të veçantë gjatë proceseve të vlerësimit janë:

  • Dokumente prezantuese që përshkruajnë produktin apo shërbimin dhe funksionalitetet e tij. Eksperiencën e përdoruesit dhe lehtësinë e përdorimit
  • Dokumente prezantuese mbi impaktin që produkti apo shërbimi kanë pasur në organizatë apo shoqëri
  • Dokumente me detajet e nevojshme teknike të produktit apo shërbimit, duke përfshirë të gjithë elementët teknikë të përdorur në realizimin e projektit, flow-charts, modeli i arkitekturës së përdorur, gjuha e programimit dhe platformat, e kështu me radhë
  • Dokumente me informacione të tjera të detajuara, për të cilat kandidati vlerëson se janë të nevojshme për vlerësim më të plotë nga ana e jurisë
  • Risia apo mundësia e komercializimit të projektit
  • Paraqitje detajuar e letrës së motivimit

Pyetje dhe përgjigje të shpeshta rreth ICT Awards

1. Pyetje: Kur hapen aplikimet për “Albanian ICT Awards XII”?

Përgjigje: Nominimet për vitin 2023 – 2024 do të hapen me datë 15.02.2024 dhe mbyllen me datën 31.03.2024 ora 23:59.

2. Pyetje: A mund të nominoj vetveten në njërën nga kategoritë e “Albanian ICT Awards XII”?

Përgjigje: Po, për të hyrë në garën e “Albanian ICT Awards XII” mjafton që të aplikoni online dhe pas një vlerësimi paraprak nga ana e jurisë do të vendoset mbi kategorinë e nominimit tuaj.

3. Pyetje: A lejohet aplikimi me të njëjtin projekt për dy kategori të ndryshme?

Përgjigje: Nëse produkti plotëson kriteret e kategorive në fjalë, atëherë mund të aplikoni në më shumë se një kategori që e shihni të arsyeshme, por jo në më shumë se dy. Megjithatë, gjatë procesit të vlerësimit aplikimi juaj do të vendoset në një kategori.

4. Pyetje: Nëse kam marrë pjesë në edicione të kaluara të Albanian ICT Awards, a lejohet që të aplikoj sërish për edicionin e XII?

Përgjigje: Çdo ish-konkurrent nga edicionet e kaluara, ka të drejtë të ri-konkurrojë në Albanian ICT Awards XII, njëlloj sikurse kandidatët e rinj, me kushtin e vetëm që projekti duhet të jetë i ri dhe i realizuar gjatë periudhës 2023 – 2024.

5. Pyetje: Kush dhe si mund të aplikojë në Kategorinë ICT Startup of The Year?

Kjo kategori shpërblen sipërmarrësit e suksesshëm të cilët kanë themeluar së fundmi një kompani të suksesshme në fushën e teknologjisë. Në këtë kategori mund të aplikojnë:

  • Kompanitë (Startup) në fazat e hershme (0-24 muaj)
  • Kompanitë (Startup) në fazë rritje 24-48 muaj
  • Kompanitë (Startup) të bazuara dhe operuese në Shqipëri ose që kanë një themelues shqiptar
  • Avantazh do të kenë Startupet aplikuese të cilat dëshmojnë potencialin për t’u zgjeruar përtej kufijve të Shqipërisë apo të Rajonit
  • Finalistët e përzgjedhur në këtë kategori duhet të shkëlqejnë në një nga industritë si inovacioni digjital, financiar, ekonomik, shkencor, industritë kreative ose inovacion social.

6. Pyetje: Cilat janë kriteret e aplikimit në “Albanian ICT Awards XII”?

Përgjigje: Secila kategori ka kriteret e veta specifike të përcaktuara. Kriteret e përzgjedhjes së fituesve sipas kategorive janë të detajuara brenda formularit online të aplikimit, në mënyrë që t’ua lehtësojë aplikuesve plotësimin e kritereve dhe juria ta ketë një aplikim sa më të plotë dhe një vlerësim sa më të duhur.

Rëndësi të veçantë ka plotësimi i formularit të aplikimit në mënyrë të saktë, lehtësisht të kuptueshme, të qartë, të pastër dhe të bazuar në të dhëna të sakta. Vëmendje të veçantë gjatë procesit të vlerësimit të aplikimit tuaj merr paraqitja e duhur dhe e plotë e karakterit inovativ dhe frymëzuese të nonimit.

Anëtarët e jurisë, në momentin e vlerësimit të nominimeve, do të marrin parasysh edhe kriteret e përzgjedhjes.

Të gjitha kriteret e vlerësimit janë publikisht të aksesueshme, sipas kategorisë dhe mund t’i lexoni duke klikuar në këtë lidhje: http://ictawards.org/2022/juria

7. Pyetje: Kur bëhet shpallja e fituesve?

Përgjigje: Pasi juria të ketë vendosur mbi listën e ngushtë të kandidatëve me projektet më të spikatura, kandidatët brenda kësaj liste do të ftohen në një takim këshillues, për të prezantuar produktin apo shërbimin me të cilin keni aplikuar.

Kandidatët të cilët kalojnë në listën e finalistëve, do të ftohen në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve ku edhe do të njihen me rezultatet e garës, emrat e fituesve si dhe finalistëve të tjerë të kategorive përkatëse.

Të gjithë kandidatët pavarësisht nëse do të ftohen në fazën e dytë ose jo, do të njoftohen zyrtarisht në lidhje me vijueshmërnë e garës apo rezultatit të aplikimit të tyre.

8. Pyetje: Nëse shpallem fitues në “Albanian ICT Awards XII”, a do të duhet që patjetër të mbaj një fjalim rasti?

Përgjigje: Nëse kandidati shpallet fitues i njërës prej kategorive, ai ose ajo do duhet të paraqitet në skenën e madhe të Albanian ICT Awards për ta pranuar atë. Mbajtja e fjalimit nuk është e domosdoshme. Por inkurajohet një fjalë e shkurtër përshëndetëse e tij/saj si fitues.

9. Pyetje: Kur do të mbahet Mbrëmja Gala e “Albanian ICT Awards XII”?

Përgjigje: Mbrëmja Gala do të organizohet me 31 Maj 2024 në Tiranë. Njoftime të tjera lidhur me detajet e organizimit do të bëhen publike në faqen zyrtare të Albanian ICT Awards