ICT Inovacioni i Vitit, një kategori e cila është pjesë e Albanian ICT Awards një nga edicioni i parë, mirëpret aplikime nga programues, zhvillues apo ekipe të cilat kanë ndërtuar një program apo aplikacion, që kanë bërë një modernizim apo zhvilluar teknologji inovative për platforma të ndryshme si desktop, mobile, ueb, cloud, realitetet virtual, realitet të shtuar, inteligjencë artificiale, machine learning dhe internetin e gjërave.
Është një çmim që konceptin e inovacionit e sheh të aplikueshëm për çdo zgjidhje e cila konsiderohet si diçka e re në tregun Shqiptar, zgjidhje e cila ka kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit dhe kontribuar vlerë për kompanitë dhe konsumatorët.
Ky çmim do të vlerësojë zgjidhjet më të mira që po i japin jehonë kombit me inovacionin e tyre.
Për informacione të mëtejshme, na shkruani në info@ictawards.org ose na telefoni në +355 (0)69 900 9000 për Shqipërinë dhe +383 (0)44 22 10 22 për Kosovën.
**Afati i fundit i aplikimeve / 31 Mars 2024 Ora 23:59
Albanian ICT Awards ka nderin t’ju njoftojë se afati për aplikime ka përfunduar më 31 Mars 2024 në orën 23:59.
Në rast se keni nevojë për sqarime apo informacione shtesë, ju lutemi na kontaktoni përmes postës elektronike info@ictawards.org