Albanian ICT Awards fton nxënës dhe studentë të shkollave dhe universiteteve të Tiranës ti bashkohen edicionit të 12-të

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vijoi turin e takimeve duke u vënë në kërkim të yjeve të teknologjisë në mbarë trevat shqipfolëse. Albanian ICT Awards është shtëpia e një komuniteti kreativësh dhe vizionarësh, secili i drejtuar nga një pasion i përbashkët për inovacionin dhe përparimin.

Çdo vit kjo garë organizon me dhjetëra takime e workshope pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në hapësirën shqipfolëse.

Ekipi i Albanian ICT Awards vijoi takimet në javën e dytë të muajit Mars ditën e Hënë më 11 Mars me Institutin Harry Fultz në Tiranë ku stafi organizativ ndau me nxënësit e këtij institucioni informacionin e nevojshëm për të qenë pjesë e këtij eventi mbarëkombëtar.

Po të njëjtën ditë vizitoi Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ekipi i ICT Awards ndau me studentët e këtij institucioni detaje dhe udhëzime rreth pjesëmarrjes dhe aplikimeve në edicionin e 12-të të garës.

Të Martën me 12 Mars Albanian ICT Awards ju bashkua studentëve të Universitetit Metropolitan Tirana. Stafi i garës u mirëprit në mjediset e reja të Metropolitan Innovation Center. Gjatë vizitës, studentët e këtij institucioni patën mundësinë të informoheshin mbi kategoritë e ICT Awards si dhe kriteret e aplikimit për secilën kategori.

Ky Universitet, kishte në radhët e auditorit edhe alumni të ICT Awards të cilët kishin arritur deri në finalen e madhe duke marrë pjesë në kategorinë “ICT Rising Star 16-21 years old” e cila ndau me bashkëmoshatarët eksperiencën e saj dhe ndjesinë e mirë që ky angazhim i kishte dhënë.

Dita e Mërkure 13 Mars filloi me vizitën e ICT Awards pranë Shkollës së Mesme Profesionale TIK “Hermann Gmeiner.” Të mirëpritur nga nxënësit e shkëlqyer të kësaj shkolle me profil teknologjinë, stafi i informoi ato rreth kritereve të garës, aplikimeve dhe shpërblimeve që i presin kandidatët më të spikatur të këtij edicioni.

Albanian ICT Awards vijoi takimin të njëjtën ditë në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Studentët e këtij institucioni akademik u informuan rreth kategorive të garës dhe kritereve të aplikimit.

Albanian ICT Awards do të vijojë turin e takimeve javën e ardhshme dhe në javët në vijim deri në mbylljeve të aplikimeve më 31 Mars 2024 ora 23:59.

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeçCyber Security dhe Formulari i Nominimit.

Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen InvestEU for InnovationAlbvisionUNICEF; Platinium Dev.alBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe LuksemburguAlbsoft Engineering; Gold Soft&SolutionBaboonFacilizationDigit SapiensTBUUnioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay3i SolutionsArmundia FactoryAUKSEEUTechPark.

Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga EuronewsNews24Shqip.comPCWorld.alCIO.al

Partners

Following the footsteps of Albanian innovators, the largest nationwide event on technology and innovation, the Albanian ICT Awards, closes its 12th edition…

më shumë

Në gjurmët e novatorëve Shqiptarë, evenimenti më i madh mbarëkombëtar o teknologjisë dhe inovacionit Albanian ICT Awards, mbyll edicionin e i tij…

më shumë

Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, gara mbarëkombëtare e teknologjisë Albanian ICT Awards…

më shumë

A nest where innovation and creativity have flourished and been manifested for more than a decade, the nationwide technology competition Albanian ICT…

më shumë

Edicioni i 12 i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më 31 Mars pas një turi të gjatë…

më shumë

Albanian ICT Awards është vënë për vitin e 12-të me radhë në kërkim të kurioziteti të pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e…

më shumë

Ndërsa po i afrohemi mbylljes së aplikimeve të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, stafi i kësaj gare udhëtoi më 14…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vijoi turin e takimeve duke u vënë në kërkim të yjeve të teknologjisë në mbarë…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards hapi aplikime në 7 kategori më 15 Shkurt 2024 duke ftuar të rinjtë, yje në…

më shumë

On Thursday February 29, 2024, ALBICT Association opened the 12th edition of Albanian ICT Awards, a nationwide competition in technology, with the…

më shumë

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin…

më shumë

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë