Më 31 Maj 2024 Mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards ndan çmimet e mëdha të teknologjisë për vitin e 12-të me radhë

Në gjurmët e novatorëve Shqiptarë, evenimenti më i madh mbarëkombëtar o teknologjisë dhe inovacionit Albanian ICT Awards, mbyll edicionin e i tij të 12-të më 31 Maj 2024 në Mbrëmjen Gala e cila do të dëshmojë shpalljen e fituesve në gjashtë kategoritë e kësaj gare por jo vetëm.

Një ngjarje e madhe e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të teknologjisë në mbarë hapësirën shqipfolëse, nga ShqipëriaKosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e Diasporë, Mbrëmja Gala e cila organizohet pranë Hotel Plaza në Tiranë sjell pranë komunitetit të gjallë dhe guximtarë, të ftuar ekskluzivë nga vendi dhe rajoni, engjëj biznesi, donatorë dhe sipërmarrës së spikatur.

Kësaj ngjarje do ti bashkohen personalitete nga pushteti qendror dhe vendor, trupa diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

19 kandidatë do të garojnë për një prej 6 çmimeve të mëdha të edicionit të 12-të të ICT Awards ICT Innovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeçCyber Security, ndërsa kësaj mbrëmje nuk i kanë munguar as surprizat ndër vite.

Albanian ICT Awards ju fton të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje unike duke blerë një biletë pjesëmarrjeje në Eventbrite ose në aplikacionin Pago, të cilin e përfitoni me 20 përqind zbritje, dhe të bëheni njëkohësisht kontribuues indirekt i eventit më të madh shqiptar të inovacionit. Të ardhurat e mbledhura nga kjo fushatë do të konvertohen në çmime për finalistët në secilën prej kategorive të garës.

Agjenda 31 Maj 2024 Ora 18:00:

  • 18:00 – 18:30 Regjistrimi
  • 18:00 – 18:50 Hosting & Networking
  • 19:00 – 19:20 Hapja zyrtare e Mbrëmjes Gala
  • 19:30 – 22:00 Programi & Darka
  • 22:10 Mbyllja

Dy lloje biletash do të jenë në dispozicion, Pjesëmarrës – e cila shkon për individët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e eventit për rrjetëzim dhe motivim – dhe Përkrahës – grupe biznesi të cilët duan të kenë prezencën e tyre në Mbrëmjen Gala.

Themeluar plot 12 vite më parë, kjo garë organizohet nga nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe Shoqata Mbarëkombëtare Teknologjisë ALBICT dhe gëzon partneritetin e rëndësishëm të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga EU Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) dhe Luksemburgu, EU for Innovation dhe UNICEF. Albanian ICT Awards sot në sytë e një ekosistemi konsiderohet një barometër i vërtetë potencialit inovativ dhe krijues të të rinjve, studentëve, novatorëve, sipërmarrësve, profesionistëve, bizneseve në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Edicioni i 12-të hapi dyert të Enjten e datës 29 Shkurt 2024 në mesin e mbi 100 të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga bota akademike, biznesit, administratës publike, sipërmarrjes, inovacionit dhe komunitetit të teknologjisë. U mirëpriten aplikime në 7 kategori të ndryshme deri më 31 Mars 2024 si dhe u mbajtën mëse 25 sesione informimi pranë shkollave, universitete, qendrave dhe hapësirave të inovacionit nga Tirana në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Preshevë dhe Bujanoc.

Deri në mbyllje të aplikimeve mbërritën 108 projekte nga 130 kandidatë të ndryshëm të cilët demonstruan përballë jurisë së Albanian ICT Awards në Prishtinë dhe Tiranë më 26 dhe 27 Prill 2024 respektivisht.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Bank, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga EU Enterprise Development Innovation Facility (EDIF) dhe Luksemburgu, EU for InnovationAlbvision dhe UNICEF; të sponsorëve Platinium Dev.al, Albsoft Engineering; të sponsorëve Gold Soft&SolutionBaboonFacilizationDigit SapiensTBUUnioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; dhe të sponsorëve Silver EasyPay3i SolutionsArmundia FactoryAUKSEEUTechPark, Holberton School.

Kjo ngjarje gëzon mbështetjen mediatike të EuronewsNews24Shqip.comPCWorld.alCIO.al

Partners

Following the footsteps of Albanian innovators, the largest nationwide event on technology and innovation, the Albanian ICT Awards, closes its 12th edition…

më shumë

Në gjurmët e novatorëve Shqiptarë, evenimenti më i madh mbarëkombëtar o teknologjisë dhe inovacionit Albanian ICT Awards, mbyll edicionin e i tij…

më shumë

Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, gara mbarëkombëtare e teknologjisë Albanian ICT Awards…

më shumë

A nest where innovation and creativity have flourished and been manifested for more than a decade, the nationwide technology competition Albanian ICT…

më shumë

Edicioni i 12 i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më 31 Mars pas një turi të gjatë…

më shumë

Albanian ICT Awards është vënë për vitin e 12-të me radhë në kërkim të kurioziteti të pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e…

më shumë

Ndërsa po i afrohemi mbylljes së aplikimeve të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, stafi i kësaj gare udhëtoi më 14…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vijoi turin e takimeve duke u vënë në kërkim të yjeve të teknologjisë në mbarë…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards hapi aplikime në 7 kategori më 15 Shkurt 2024 duke ftuar të rinjtë, yje në…

më shumë

On Thursday February 29, 2024, ALBICT Association opened the 12th edition of Albanian ICT Awards, a nationwide competition in technology, with the…

më shumë

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin…

më shumë

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë