ICT Ylli në Ngritje i Vitit (deri në 16 vjeç) është një kategori e cila i dedikohet të gjithë të rinjve dhe adoleshentëve të talentuar të cilët demonstrojnë aftësi të dalluara në fushat e teknologjisë dhe informacionit duke zhvilluar zgjidhje për ueb, desktop, mobile, cloud, harduer, robotikë, IoT, inteligjencë artificiale apo siguri informacioni.
Është një çmim që shpërblen dhe promovon të rinjtë për mënyrën sesi e përdorin teknologjinë për të zgjidhur probleme reale me të cilat përballen. Është një mundësi e mrekullueshme për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të shfaqur cilësitë të cilat vlerësohen si nga punëdhënësit ashtu edhe nga arsimimi i mëtejshëm.
Për informacione të mëtejshme, na shkruani në info@ictawards.org ose na telefoni në +355 (0)69 900 9000 për Shqipërinë dhe +383 (0)44 22 10 22 për Kosovën.
**Afati i fundit i aplikimeve / 31 Mars 2024 Ora 23:59
Albanian ICT Awards ka nderin t’ju njoftojë se afati për aplikime ka përfunduar më 31 Mars 2024 në orën 23:59.
Në rast se keni nevojë për sqarime apo informacione shtesë, ju lutemi na kontaktoni përmes postës elektronike info@ictawards.org