Albanian ICT Awards shpërblen me çmimet e mëdha inovacionin dhe sipërmarrjen e yjeve shqiptare në teknologji

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore, të bizneseve dhe sipërmarrjeve shumë të suksesshme, akademikëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, të rinjve dhe të rejave dhe entuziastëve të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Diasporë.

Edicioni i 11-të i ICT Awards mbylli rrugëtimin e saj 3-mujor në Mbrëmjen Gala 26 Maj 2023 pranë Arka Art Hotel ku ishin të ftuar: Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, zëvendës Ministri i Ekonomisë së Kosovës z. Getoar Mjeku dhe Drejtorit i Fondit për Zhvillim Teknologjik në Maqedoninë e Veriut z. Festim Halili.

Në fjalën e tij hapëse, bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala e përshkroi mbrëmjen gala si një mbrëmje e cila mbledh bashkë gjithë trojet Shqiptare. Në skenën e garës mbarëkombëtare ai zbuloi edhe një surprizë e ruajtur për finalen e madhe: “Nga gjashtë çmime, sot do të kemi një kategori të 7-të surprizë.”

Kryetari i jurisë z. Gjergji Guri shprehu kënaqësinë për frymëzimin dhe rezultatet e spikatura që karakterizon një komunitet vibrant të teknologjisë dhe inovacionit në trevat shqipfolëse. “U befasuam nga vetëdija e tyre për problematikat e ndryshme dhe kreativitetin për gjetjen e zgjidhjeve interesante në fusha të ndryshme si gaming, fintech, internet of things e shumë fusha të tjera.”

E ftuar në mbrëmjen gala, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali ndau një lajm të rëndësishëm për ekosistemin. “Pas muajsh bashkëpunim me ekosistemin, Shqipëria tashmë do të ketë një agjenci të dedikuar për startupet.”

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi tha se ky eveniment nuk bën bashkë vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por shqiptarët që jetojnë anë e mbanë botës.

Në skenën e ICT Awards, zëvendës ministri i ekonomisë së Kosovës z. Getoar Mjeku në fjalën e tij hapëse shprehu mirënjohjen e thellë për këtë ngjarje. “Sonte i shtyjmë të rinjtë për të shfrytëzuar dhuntitë e veta përmes zhvillimit të teknologjisë në mënyrë që të na përmirësojnë jetën të gjithë neve.”

Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu tha se e pranoi me kënaqësi ti bashkohej këtij evenimenti nisur nga roli që teknologjia dhe inovacionit kanë në çdo aspekt të jetëve tona e veçanërisht në sistemin shëndetësor.

Ndarja e çmimeve filloi me Diplomën e Vitit ku garonin Arbena Musa, Orseda Cara dhe Synim Selimi. Fitues u shpall projekti CyberNFT i Synim Selimit, një hulumtim sesi do të dukej një sistem i decentralizuar, i pavarur dhe autonom i zbulimit të ndërhyrjeve kibernetike.

Në kategorinë Youth in ICT 16-21 vjeç triumfoi Geart Ferhati me projektin I-Vote.al përballë Erdajt Sopjani, Lum Vokshi, Idriz Mirena dhe Sidi Koka. I-Vote.al është një platformë elektronike zgjedhore me të cilin synon të dixhitalizojë procesin zgjedhor për qeveritë e nxënësve.

Jueda Avdillari dhe projekti i saj Umbrella u shpallën fitues të çmimit Youth in ICT deri në 16 vjeç përballë dy finalistëve të tjerë Orhidea Ollogu dhe Circuit Breakers. “Umbrella” është një aplikacion në gjuhën shqipe ndërtuar me Adalo me qëllimin për të luftuar varësinë, gjetur motivim dhe ndërvepruar me të tjerët për të kërkuar shërim.

Një zgjidhje pagesash elektronike dhe transferta parash, POK u shpall fitues i çmimit Startupi i Vitit përballë Datalix dhe Hottel.io. Me POK përdoruesit mund të paguajnë për mallra dhe shërbime në dyqane online dhe fizike duke përdorur pajisjet e tyre mobile. Startupi finalist Datalix fitoi çmimin dytë special akorduar nga BERZH dhe do përfshihet në programin Star Venture Scaleup te Ballkanit Perëndimor pa garë dhe kompeticion.

Çmimi Inovacioni i Vitit shkoi për Cardo AI dhe projekti i tyre Equalizer, një produkt i krijuar për transaksionet e strukturuara financiare, në veçanti për tregun e letrave me vlerë. Ai konkurroi me Platformën Pegasus dhe Qless.

Cardo AI përfitoi edhe një çmim special nga një prej partnerëve kryesorë të ICT Awards siç është Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila nëpërmjet Këshilla për Bizneset e Vogla implementon Programin Star Venture për Ballkanin Perëndimor, i fokusuar ne zhvillimin e startupeve inovative me potencial të lartë rritjeje, financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu. Çmimi AWS Activate (Amazon Web Services) i jep Cardo AI kredite në vlerën $10,000 të vlefshme për dy vite.

“Programi Star Venture i BERZH ndihmon në zhvillimin e startupve inovative me potencial të lartë rritjeje duke angazhuar ekspertë, mentorë dhe duke përfshirë e mbështetur dhe akseleratorët rajonalë dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemit te startupeve. Deri me sot, janë mbështetur 31 startupe, implementuar 60 projekte konsulence te dizenjuara sipas nevojave specifike te startupeve, mbështetur 11 aksleratore dhe trajnuar startupe e konsulente,” tha Ardiola Hristic, Koordinatore Rajonale e Konsulencës Lokale në Ballkanin Perëndimor në BERZH.

Me mëse një dekadë eksperiencë në fushën e sigurisë kibernetike, Dr. Kamer Vishi u shpall fitues i çmimit Siguria Kibernetike ku garuan edhe Sense Cyber Research Center dhe Site Sentry. Dr. Vishi bart një doktoratë në siguri kibernetike nga Universiteti i Oslo dhe është autor e bashkautor i shumë kërkimeve shkencore në këtë industri.

Çmimi surprizë, Education Technology Project shkoi për Lirik Rexhepin dhe projektin e tij Pupill, një platformë e cila synon dixhitalizimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Në këtë kategorinë garuan edhe Eris Lazri me Mamir.al dhe Arjanita Livadhi me Studit Academy.

Gjatë mbrëmje gala u ndanë mirënjohje për kontributin e veçantë për: Innovation Academy, Original Albanian, Beez Studio, Leart Qefalia, Meridian Miftari, Loreta Pajaziti, Erion Çano dhe Edmond Tupja.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards finalizoi rrugëtimin e saj e nisur më 10 Mars në Tiranë dhe ju bashkuan mbi 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Mes 50 finalistësh në shtatë kategori të ndryshme aplikimesh, 21 prej tyre u shpërblyen me çmimet e mëdha në teknologji.

Që nga hapja e këtij edicioni janë mbajtur mbi 25 takime pranë institucioneve arsimore, qendrave kreative, hapësirave të inovacionit, Komunave dhe institucioneve të larta shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen InvestUnioni i Bashkive dhe Komunave ShqiptareAlbvision; Platinium si Dev.alVodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit SapiensBaboonFacilizationVigan dhe Silver si EasyPay3i SolutionsImbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUKSEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Fituesit e Albanian ICT Awards XI

  • ICT Inovacioni i Vitit: Cardo AI me projektin Equalizer
  • ICT Startupi i Vitit: POK
  • ICT Diploma e Vitit: Synim Selimi me projektin CyberNFT
  • Youth in ICT deri në 16 vjeç: Jueda Avdillari me projektin Umbrella
  • Youth in ICT 16-21 vjeç: Geart Ferhati me projektin I-Vote.al
  • Education Technology Project: Lirik Rexhepi me projektin Pupill
  • Cyber Security: Dr. Kamer Vishi

Mirënjohje

  • Innovation Academy
  • Original Albanian
  • Beez Studio
  • Leart Qefalia
  • Meridian Miftari
  • Loreta Pajaziti
  • Erion Çano
  • Edmond Tupja

Partners

On Thursday February 29, 2024, ALBICT Association opened the 12th edition of Albanian ICT Awards, a nationwide competition in technology, with the…

më shumë

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin…

më shumë

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë