Ndërsa po i afrohemi mbylljes së aplikimeve të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, stafi i kësaj gare udhëtoi më 14 Mars drejt Maqedonisë së Veriut dhe kryeqytetit Shkup.
Çdo vit kjo garë organizon me dhjetëra takime e workshope pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në hapësirën shqipfolëse.
Një vizitë kortezie pranë Universitetit “Nënë Tereza”, stafi i mirëprit nga Zëvendës Rektori Bekim Fetaji dhe Dekani Majlinda Axhiu. Ekipi i ICT Awards realizoi pranë këtij institucioni një sesion informimi nëpërmjet të cilit, studentët patën mundësinë të informoheshin mbi kategoritë e ICT Awards si dhe kriteret e aplikimit për secilën kategori.
Ditën e Premte ekipi i ICT Awards pati kënaqësinë të mirëpritej nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni ku u diskutuan mundësitë dhe mbështetja prë të rinjtë dhe start-upet në fushën e teknologjisë.
Vizioni i z. Hyseni për një të ardhme inovative është jo vetëm frymëzues, por edhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të teknologjisë në vendin tonë.
Pas këtij takimi të mbushur me energji, ekipi ynë vizitoi gjithashtu Shkollën Digjitale në Gjilan dhe Shkollën Digjitale Ferizaj të cilët frymëzuan me projektet e mrekullueshme dhe pasionin i nxënësve dhe stafit.
Më 15 Mars Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Tetovës për tu pritur nga Dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në Universitetin e Europës Juglindore z. Xhemal Zenuni.
Në ambientet e Parkut Teknologjik SEEU TechPark stafi pati mundësinë të njihej me punën e start-upeve të inkubuara në këtë park.
Turi i ICT Awards, vijoi me vizitë pranë kampusit të Universitetit Shtetëror të Tetoves “Fadil Sulejmani”, me mikpritjen e Zëvendës Rektorit Prof. Asoc. Agon Memeti, së bashku me stafin pedagogjik dhe studentët e shkëlqyer të Shkencave Kompjuterike mirëpriten ekipin e Albanian ICT Awards.
Albanian ICT Awards vizitoi nga afër ambientet fantastike të kampusit të këtij Universiteti, TechPark Apolon si dhe projektet mjaft ambicioze të këtij Universiteti.
Studentët prezantuan angazhimet e tyre të shkencave të aplikuara dhe gara sa vjen e po bëhet edhe më dinamike me potencialin premtues të shqiptarëve të suksesshëm anekënd rajonit tonë.
Albanian ICT Awards do të vijojë turin e takimeve javën e ardhshme dhe në javët në vijim deri në mbylljeve të aplikimeve më 31 Mars 2024 ora 23:59.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.
Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Invest, EU for Innovation, Albvision, UNICEF; Platinium Dev.al, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, Albsoft Engineering; Gold Soft&Solution, Baboon, Facilization, Digit Sapiens, TBU, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay, 3i Solutions, Armundia Factory, AUK, SEEUTechPark.
Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Euronews, News24, Shqip.com, PCWorld.al, CIO.al