Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards hap turin e takimeve informuese

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards hapi aplikime në 7 kategori më 15 Shkurt 2024 duke ftuar të rinjtë, yje në ngritje, studentë profesionistë, ekspertë sigurie, sipërmarrës e startupe të bëhen pjesë e rrugëtimit të garës më të madhe të inovacionit dhe teknologjisë në mbarë trevat shqipfolëse.

Çdo vit kjo garë organizon me dhjetëra takime e workshope pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në hapësirën shqipfolëse.

Turi i këtij edicioni nisi me Tirana Business College më 6 Mars duke ndarë me studentët e këtij universiteti informacionin e nevojshëm për tu bërë pjesë e kësaj gare në një prej 7 kategorive të saj.

Administratori i këtij universiteti pjesë e Balfin Group, Dr. Altin Sholla, Dekani i Fakultetit te Biznesit dhe Drejtësisë Prof. Dr. Elvin Meka si dhe Dekani i Fakultetit te Teknologjisë së Informacionit Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli së bashku me stafin drejtues, studentë dhe pedagogë të universitetit mirëpriten stafin e garë mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit, dhe sipërmarrjes, ku patën mundësi të njihen me programet dhe arritjet e studentëve mjaft aktiv të këtij këtij institucioni akademik.

ICT Awards vijoi të njëjtën ditë me një sesion informues pranë Shkollës Profesionale “Teknike Elektrike Gjergj Canco” në Tiranë. Ekipi i ICT Awards, i mirëpritur nga nxënësit e shkollës, ndau me ta informacion të detajuar në lidhje me 6+1 kategoritë e edicionit të 12 të garës mbarëkombëtare të teknologjisë , inovacionit, dhe sipërmarrjes. Nxënësit e kësaj shkolle u informuan në lidhje me kriteret për aplikim dhe shfaqën interes mbi kategoritë, duke adresuar pyetje të ndryshme.

Më 7 Mars ICT Awards vazhdoi turin e sesioneve të informimit pranë Universitetit EPOKA, për të ndarë me studentët e këtij Universiteti informacionin e nevojshëm për t’u bërë pjesë e ICT Awards dhe 6+1 kategoritë e këtij viti.

Gjatë sesionit, ICT Awards u mirëprit nga studentët me entuziazëm dhe me kërshëri mbi kategoritë dhe idetë që ata deri tanimë kishin ndërmarrë. Ata u interesuan mbi kriteret e aplikimit si dhe ndanë me stafin organizativ idetë e tyre për të parë nëse këto të fundit ishin të pranueshme për kategoritë e vitit të 12-të të Albanian ICT Awards.

Po të enjten, ICT Awards vizitoi Universiteti Polis për të ndarë me studentët e degëve të shkencave kompjuterike informacionin e nevojshëm për të qenë pjesë e këtij eventi mbarëkombëtar.

Albanian ICT Awards do të vijojë turin e takimeve javën e ardhshme dhe në javët në vijim deri në mbylljeve të aplikimeve më 31 Mars 2024 ora 23:59.

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeçCyber Security dhe Formulari i Nominimit.

Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen InvestEU for InnovationAlbvisionUNICEF; Platinium Dev.alBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe LuksemburguAlbsoft Engineering; Gold Soft&SolutionBaboonFacilizationDigit SapiensTBUUnioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay3i SolutionsArmundia FactoryAUKSEEUTechPark.

Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga EuronewsNews24Shqip.comPCWorld.alCIO.al

Partners

Following the footsteps of Albanian innovators, the largest nationwide event on technology and innovation, the Albanian ICT Awards, closes its 12th edition…

më shumë

Në gjurmët e novatorëve Shqiptarë, evenimenti më i madh mbarëkombëtar o teknologjisë dhe inovacionit Albanian ICT Awards, mbyll edicionin e i tij…

më shumë

Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, gara mbarëkombëtare e teknologjisë Albanian ICT Awards…

më shumë

A nest where innovation and creativity have flourished and been manifested for more than a decade, the nationwide technology competition Albanian ICT…

më shumë

Edicioni i 12 i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më 31 Mars pas një turi të gjatë…

më shumë

Albanian ICT Awards është vënë për vitin e 12-të me radhë në kërkim të kurioziteti të pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e…

më shumë

Ndërsa po i afrohemi mbylljes së aplikimeve të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, stafi i kësaj gare udhëtoi më 14…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vijoi turin e takimeve duke u vënë në kërkim të yjeve të teknologjisë në mbarë…

më shumë

Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards hapi aplikime në 7 kategori më 15 Shkurt 2024 duke ftuar të rinjtë, yje në…

më shumë

On Thursday February 29, 2024, ALBICT Association opened the 12th edition of Albanian ICT Awards, a nationwide competition in technology, with the…

më shumë

Ditën e Enjte 29 Shkurt 2024 Shoqata ALBICT hapi edicionin e 12-të të garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në mesin…

më shumë

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë