Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vijoi turin e takimeve duke u vënë në kërkim të yjeve të teknologjisë në mbarë trevat shqipfolëse. Albanian ICT Awards është shtëpia e një komuniteti kreativësh dhe vizionarësh, secili i drejtuar nga një pasion i përbashkët për inovacionin dhe përparimin.
Çdo vit kjo garë organizon me dhjetëra takime e workshope pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në hapësirën shqipfolëse.
Ekipi i Albanian ICT Awards vijoi takimet në javën e dytë të muajit Mars ditën e Hënë më 11 Mars me Institutin Harry Fultz në Tiranë ku stafi organizativ ndau me nxënësit e këtij institucioni informacionin e nevojshëm për të qenë pjesë e këtij eventi mbarëkombëtar.
Po të njëjtën ditë vizitoi Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ekipi i ICT Awards ndau me studentët e këtij institucioni detaje dhe udhëzime rreth pjesëmarrjes dhe aplikimeve në edicionin e 12-të të garës.
Të Martën me 12 Mars Albanian ICT Awards ju bashkua studentëve të Universitetit Metropolitan Tirana. Stafi i garës u mirëprit në mjediset e reja të Metropolitan Innovation Center. Gjatë vizitës, studentët e këtij institucioni patën mundësinë të informoheshin mbi kategoritë e ICT Awards si dhe kriteret e aplikimit për secilën kategori.
Ky Universitet, kishte në radhët e auditorit edhe alumni të ICT Awards të cilët kishin arritur deri në finalen e madhe duke marrë pjesë në kategorinë “ICT Rising Star 16-21 years old” e cila ndau me bashkëmoshatarët eksperiencën e saj dhe ndjesinë e mirë që ky angazhim i kishte dhënë.
Dita e Mërkure 13 Mars filloi me vizitën e ICT Awards pranë Shkollës së Mesme Profesionale TIK “Hermann Gmeiner.” Të mirëpritur nga nxënësit e shkëlqyer të kësaj shkolle me profil teknologjinë, stafi i informoi ato rreth kritereve të garës, aplikimeve dhe shpërblimeve që i presin kandidatët më të spikatur të këtij edicioni.
Albanian ICT Awards vijoi takimin të njëjtën ditë në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Studentët e këtij institucioni akademik u informuan rreth kategorive të garës dhe kritereve të aplikimit.
Albanian ICT Awards do të vijojë turin e takimeve javën e ardhshme dhe në javët në vijim deri në mbylljeve të aplikimeve më 31 Mars 2024 ora 23:59.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.
Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Invest, EU for Innovation, Albvision, UNICEF; Platinium Dev.al, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, Albsoft Engineering; Gold Soft&Solution, Baboon, Facilization, Digit Sapiens, TBU, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay, 3i Solutions, Armundia Factory, AUK, SEEUTechPark.
Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Euronews, News24, Shqip.com, PCWorld.al, CIO.al