Një fole ku inovacioni dhe krijimtaria kanë lulëzuar e janë manifestuar prej mëse një dekade, gara mbarëkombëtare e teknologjisë Albanian ICT Awards në edicionin e të 12-të mblodhi më 5 Prill 2024 jurinë e saj, një trupë e pavarur profesionistësh dhe figurash të shquara të teknologjisë.
Ky edicion mbylli fazën e aplikimeve më datën 31 Mars pas një turi mëse një mujor takimesh informative rreth Albanian ICT Awards në shkolla, universitete, institucione, qendra e hapësira inovacioni në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
108 projekte nga 130 kandidatë të mbërritura në 7 kategori të ndryshme dëshmojnë se kjo garë është shndërruar në një barometër të vërtetë të potencialit inovativ dhe krijues të të rinjve, studentëve, novatorëve, sipërmarrësve, profesionistëve, bizneseve në mbarë hapësirën shqipfolëse.
Entuziazmi i demonstruar i një komuniteti inovacioni që bartën vulën e Albanian ICT Awards është dëshmi e një fryme dhe mentaliteti i gatshëm për të përqafuar risinë dhe kultivuar suksesin.
Ndërsa hedh hapin e radhës drejt celebrimit të një tjetër edicioni të suksesshëm, juria e kësaj gare u mblodh ditën e Premte më 5 Prill 2024 në qytetin e Tiranës, pranë ambienteve të ICTSlab por edhe me pjesëmarrje virtuale nga Prishtina.
E përbërë nga Altin Petre, Ardiola Hristiç, Arban Uka, Arjola Koromani, Arta Shehu Zaimi, Blerim Rexha, Erion Serti, Genc Hamzaj, Gjergji Guri, Genti Selenica, Igli Gjelishti, Linda Shomo, Migena Schroeder, Visar Shehu juria e Albanian ICT Awards në edicionin e saj të 12-të ka një mision të vështirë përpara, besimin e një komuniteti entuziastësh dhe ëndërrimtarësh të cilin e ka lartësuar deri në piedestalet më të larta të profesionalizmit dhe kompetencës së dëshmuar ndër vite.
Është bërë një traditë që në takimin e saj të parë juria nënshkruan deklaratën e konfidencialitetit, zgjedh kryetarin dhe zëvendës kryetarin e saj si dhe njihet me projektet e mbërritura gjatë fazës së aplikimeve.
Kryetar i jurisë u përzgjodh Prof. Dr. Blerim Rexha, i cili vjen me një profil të shquar dhe me eksperiencë të gjatë në botën akademike pranë Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë jurie në disa edicione të kësaj gare.
Zj. Linda Shomo, me një eksperiencë dhe kontribut të shquar në industrinë e teknologjisë financiare, themeluese dhe CEO e Easypay Albania, do të përfaqësojë garën në cilësinë e nën kryetarit të jurisë së Albanian ICT Awards gjatë procesit të vlerësimit.
Takimi i sotëm i jurisë i paraprin dy takimeve të tjera që do të mbahen me një listë të ngushtë kandidatësh në Tiranë dhe Prishtinë. Procesi i jurisë do të funksionojë përmes krijimit të disa komitete të ndryshme të vlerësimit, të ndarë sipas kategorive dhe ekspertizave prej anëtarëve të saj.
Rrugëtimi i edicionit të 12-të Albanian ICT Awards
Edicioni i 12 i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards nisi zyrtarisht rrugëtimin më 29 Shkurt 2024 dhe pranoi aplikime deri më 31 Mars 2024. Një tur i gjatë takimesh informative në mbarë trevat shqipfolëse pasoi në kërkim të yjeve të inovacionit.
25 takime takime e workshope u mbajtën pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ekipi i Albanian ICT Awards u mirëprit në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Preshevë e Bujanoc duke vizituar institucione si Universiteti i Tiranës, Universiteti Epoka, Universiteti Polis, Tirana Business College, Universiteti Metropolitan, Universiteti i Nju Jorkut, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Europës Juglindore, Instituti “Harry Fultz”, Shkolla e Mesme Profesionale TIK Herman Gmeiner, Shkolla e Teknike “Gjengj Canco”, Shkolla e Mesme Profesionale “Gjin Gazulli”, Shkolla e Mesme Teknike “Lufti Musiqi”, British Gymnasium of Technology (BGT) në Prishtinë, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë, Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, inkubatori Tirana Inc, Coolab, SEEU Tech Park dhe Innovation Academy.
U pritën aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.
Kjo garë organizohet nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, dhe prej 12 vitesh ka mbajtur mbi 350 evenimente me 2500 garues dhe 250 finalistë.
Më 31 Maj 2024 do të bëhet shpallja e fituesve të Albanian ICT Awards në Mbrëmjen Gala.
Sponsorë dhe partnerë
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Invest, EU for Innovation, Albvision, UNICEF; Platinium Dev.al, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, Albsoft Engineering; Gold Soft&Solution, Baboon, Facilization, Digit Sapiens, TBU, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay, 3i Solutions, Armundia Factory, AUK, SEEUTechPark, Holberton School.
Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Euronews, News24, Shqip.com, PCWorld.al, CIO.al