Albanian ICT Awards është vënë për vitin e 12-të me radhë në kërkim të kurioziteti të pangopur dhe krijimtaria e pakufishme e novatorëve shqipfolës. Fituesit, finalistët dhe garuesit e kësaj gare kanë shërbyer si katalizator për ndryshime transformuese në ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes në trevat shqipfolëse ndër vite.
Çdo vit kjo garë organizon me dhjetëra takime e workshope pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në hapësirën shqipfolëse.
Më 19 Mars stafi i Albanian ICT Awards vizitoi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një sesioni informues, në kuadër të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, u bashkuam për të ndarë pasionin për teknologjinë dhe për të nxitur ndryshimin.
Në këtë ngjarje të veçantë, së bashku me Prof.Dr. Blerim Rexha, stafi pati nderin të mirëpriste Rrezearta Thaqi dhe Arbena Musa, dy ish-studente të shquara të FIEK, të cilat tashmë janë bërë shembuj frymëzimi falë suksesit të tyre në edicionet e mëparshme të Albanian ICT Awards.
Ato ndanë me ne udhëtimin e tyre, sfidat, arritjet dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e përfshirjes në komunitetin e ICT për të arritur majat e suksesit.
Më 20 Mars Albanian ICT Awards u rikthye në Tiranë për tu njohur me projektet e inkubuara të Tirana inc. Gjatë një sesioni informues, në kuadër të edicionit të 12-të të Albanian ICT Awards, stafi diskutoi me plot entuziazëm rreth mundësisë dhe dëshirës së të rinjve për të qenë pjesë e kohortës të 12-të.
Gjatë këtij sesioni me prezencen e Zj. Elona Karafili Managing Director e Tirana Inc., njëkohësisht Zv. Rektore e Universitetit Polis, Z. Igli Hakrama profesor pranë Metropolitan University dhe të rinjtë e inkubuar në këtë inkubator, patën mundësi të bëjnë pyetje për tu qartësuar rreth aplikimit të tyre si dhe të mësojnë kriteret për tu bërë pjesë e kësaj gare mbarëkombëtare.
Gjatë prezantimit me ICT Awards, u organizua edhe një sesion “Startup Roasting” në formatin pitching & feedback nga sipërmarrës si z. Driton Musolli, dhe z. Kushtrim Shala bashkëthemelues i ICTSmedia dhe ICTSlab.
Të Mërkurën ICT Awards realizoi një vizitë frymëzuese pranë Shkollës së Mesme Profesionale “Gjin Gazulli” në Prishtinë. Një bastion i arsimimit dhe përgatitjes të së ardhmes profesionale, ICT Awards u prit nga zëvendës drejtorja dhe stafi arsimor.
Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë vizionin tonë për teknologjinë dhe inovacionin me brezin e ardhshëm të profesionistëve. Enis Vehapi, anëtar i jurisë së ICT Awards 11, ndau me studentët njohuri të çmuara mbi procesin e vlerësimit dhe kriteret e përzgjedhjes që përcaktojnë cilësinë dhe inovacionin në fushën e teknologjisë.
Më 21 Mars ICT Awards udhëtoi drejt Vushtrrisë duke vizituar fillimisht Shkollën e Mesme Teknike “Lufti Musiqi.” Një hapësirë ku e ardhmja e teknologjisë dhe inovacionit ndrit me të vërtetë, gjatë kësaj vizite, u pritëm ngrohtësisht nga drejtori dhe u prezantuam me kabinetet moderne dhe investimet e fundit në teknologji që po realizohen në këtë institucion arsimor.
Në të njëjtën ditë stafi i ICT Awards vizitoi Innovation Academy po në qytetin e Vushtrrisë. Gjatë një sesioni interaktiv me të rinjtë entuziastë, u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë që prezanton teknologjia, ndërsa u njohëm me projektet inovative të të rinjve.
Albanian ICT Awards do të vijojë turin e takimeve javën e ardhshme dhe në javët në vijim deri në mbylljeve të aplikimeve më 31 Mars 2024 ora 23:59.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards do të mirëpresë aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.
Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Invest, EU for Innovation, Albvision, UNICEF; Platinium Dev.al, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, Albsoft Engineering; Gold Soft&Solution, Baboon, Facilization, Digit Sapiens, TBU, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay, 3i Solutions, Armundia Factory, AUK, SEEUTechPark.
Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Euronews, News24, Shqip.com, PCWorld.al, CIO.al