Edicioni i 12 i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më 31 Mars pas një turi të gjatë takimesh informative në mbarë trevat shqipfolëse.
Plot 25 takime takime e workshope u mbajtën pranë shkollave, universiteteve, akademive, qendrave të teknologjisë, inkubatorëve dhe komuniteteve të inovacionit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
108 aplikime inovative të mbërritura në edicionin e 12-të do të vënë jurinë e Albanian ICT Awards përballë zgjedhjeve të vështira kur të mblidhet në takimin e saj të parë.
Karakterizuar nga emocione të forta, kështu Albanian ICT Awards nis fazën e saj më rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve deri në shpalljen e fituesve të këtij edicioni në mbrëmjen gala që do të mbahet më 31 Maj 2024.
Albanian ICT Awards mbylli turin e takimeve të edicionit të 12-të me workshope organizuara në Tiranë dhe Prishtinë.
Më 22 Mars ekipi i kësaj gare u bë pjesë e një takimi frymëzues me studentët e talentuar të British Gymnasium of Technology (BGT) në Prishtinë. Ekipi u shpreh lumtur të shikojë institucione si BGT që jo vetëm e kanë themeluar pozicionin e tyre me forcë në arenën e Arsimit dhe Teknologjisë, por gjithashtu vazhdojnë të mbështesin dhe inspirojnë brezin e ri të inovatorëve.
Më 26 Mars ekipi i ICT Awards pati kënaqësinë të ndajë me nxënësit e shkëlqyer të Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” në Prizen informacion mbi mundësitë e shumta që ofron ICT Awards. U prezantua mënyra e aplikimit, proceset e vlerësimit, dhe se si pjesëmarrja mund t’ju hapë dyer të reja në botën e teknologjisë dhe inovacionit.
Në të njëjtën ditë u zhvillua takimi i radhës pranë qendrës Coolab në Tiranë. Gjatë kësaj vizite u zhvillua një sesion ndërveprues me profesionistë inspirues, themelues startup-esh, freelancers ku u njohëm me të arriturat e tyre dhe bëmë ftesën e hapur për t’ju bashkuar konkursit të historive shqiptare në rajon dhe diasporë dhe për ti ekspozuar ato në hapësira më të mëdha mundësish siç është platforma Albanian ICT Awards.
Më 23 Mars Albanian ICT Awards vizitoi gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë. Gjatë vizitës, u ndanë momente frymëzuese dhe ambiciet e të rinjve për të zhvilluar aftësitë e tyre digjitale dhe të njohuritë në fushën e ICT-së.
Të njëjtën ditë ekipi udhëtoi drejt Bujanocit për të vizituar shkollën e mesme Sezai Surroi. Duke qenë shkolla e vetme e shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit, “Sezai Surroi“ mbart një histori të pasur që daton që nga viti 1968. Pavarësisht sfidave të shumta që ka hasur në rrugëtimin e saj, kjo shkollë ka ruajtur me krenari dritën e dijes dhe kulturës në këtë pjesë të botës.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards priti aplikime në 7 kategori të ndryshme: ICT Innovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç, Cyber Security dhe Formulari i Nominimit.
Krahas ekspozimit mediatik, projektet fituese shpërblehen me çmimet në kategoritë respektive, çmime dhe mbështetje nga partnerë dhe sponsorë, bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik, intershipe dhe ekspozim përballë një komuniteti të gjerë themeluesish, sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm.
Edicioni i 12-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond Raiffeisen Invest, EU for Innovation, Albvision, UNICEF; Platinium Dev.al, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, Albsoft Engineering; Gold Soft&Solution, Baboon, Facilization, Digit Sapiens, TBU, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon; Silver EasyPay, 3i Solutions, Armundia Factory, AUK, SEEUTechPark.
Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Euronews, News24, Shqip.com, PCWorld.al, CIO.al