ICTSmedia në bashkëpunim me udhëheqës pranë fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës sot ka mbajtur një prezantim para studentëve të Master-it, ku është prezantuar konkursi mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III. Në këtë prezantim u informuan të gjithë pjesëmarrësit rreth aplikimit dhe perfitimeve që ofron ky konkurs.
Prof.Asoc.Dr.Blerim Rexha, udhëheqës i departamentit të informatikës në FIEK(fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike) , foli para studentëve për rëndësinë e të qenurit pjesë e kësaj garë më qëllim të motivimin të tyrë për të aplikuar.
Gjithashtu Profesor Rexha, kërkoi nga studetët ti besojnë iniciativave të tyre duke sfiduar vetvehten në këtë garë mbarë-shqipëtare. Gjatë prezantimit u hapën diskutime mjaft interesante rreth projekteve të zhvilluara nga studentët ku interesimi dhe kurreshtja ishte e lartë. Gjithashtu Prof. Rexha shpalosi disa nga projektet e studentëve të cilët kanë realizuar përmes Temave të Diplomave të cilat realisht janë projekte inovative me një potencial të lartë pjesëmarrjeje në Albanian ICT Awards III.
Studentët shprehën gatishmërinë për të aplikuar në disa kategori siç janë: ICT Inovacioni i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe gjithashtu interesimi i tyre ishte rreth nominimit të profesorëve tek çmimi ICT Akademiku i vitit.
Ështe vërtetë një kënaqësi e jona si organizatorë të Albanian ICT Awards, të shpalosim detajet dhe vlerat e nismës së Albanian ICT Awards para një audience të veçantë në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.
Është bërë traditë që gjatë këtyre prezantimeve një falënderim t’ju kushtohet sponsorëve, partnerëve dhe mbështetësve të Albanian ICT Awards, disa prej të cilëve qëndrojë përkrah nesh për të tretin vit me radhë.
Për këtë organizim dëshirojmë të falënderojmë Prof.Asoc.Dr.Blerim Rexha, i cili pa asnjë hezitim na ka ofruar mbështetjen dhe mundësinë e prezantimit të projektit para studentëve të FIEK.
Aplikimet në Albanian ICT Awards III, janë hapur me 11 Shkurt 2015 dhe do të vazhdojnë të mirëpresin aplikantë potencial deri me datë 31 Mars 2015. Pas këtij afati kohor, juria do të mblidhet për të vlerësuar projektet ku do të krijojë një listë me disa prej projekteve më të vlefshme për secilën kategori, duke ftuar më pas aplikantë të bëjnë një prezantim të shkurtër ballë për ballë mbi punën e tyre.
Albanian ICT Awards III, vazhdon gjatë javës me takimin e radhës në Tiranë dhe Prishtinë ku do të prezantohet eventi para studentëve dhe grupeve të interesit në kërkim të aplikantëve potencial në këtë konkurs.
Për të të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e këtyre workshop-eve, mjafton të dërgoni një email konfirmues në adresën info@ictawards.org (ICTSmedia / PCWorld Albanian)
Fotogaleria e plotë e prezantimit të Albanian ICT Awards III në FIEK mund ta shikoni duke klikuar KËTU