Shtëpia botuese ICTSmedia, lidere në botimet mediatike të ICT-së në rajon, ka lançuar eventin e tretë me radhë i cili ka për qëllim të çojë përpara vlerat e ICT-së, si dhe të identifikojë vlerat më të spikatura individuale shqiptare, udhëheqësit e kësaj industrie që kanë pasur sukses dhe ndikim të rëndësishëm pozitiv në kontributin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit në një biznes, organizatë apo nismë / sipërmarrje individuale, në sektorin publik apo privat.
Objektivi i këtij evenimenti është identifikimi dhe shperblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve , profesorëve, yjeve në ngritje të cilët gjatë vitit kalendarik 2014 kanë arritur të lënë gjurmë pozitive dhe kontribut në sektorin e gjerë të ICT-së.
Paneli i jurisë do të përbëhet nga anëtarë të respektuar dhe të pavarur nga pjesa organizative e evenimentit, të cilët do të përfaqësojnë vlerat më të larta të biznesit dhe të shoqërisë, të cilët kanë për qëllim që në mënyrë objektive të ndajnë midis njëri-tjetrit idetë për identifikimin e më të mirëve nga të nominuarit e “Albanian ICT Awards III”.
Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.
Të gjitha aplikimet dhe nominimet janë të pranueshme vetëm elektronikisht nëpërmjet faqes së internetit www.ictawards.org, afati i cili do të ketë kohë të kufizuar.
Detaje rreth eventit: Data e mbajtjes: 24 PRILL 2015 Vendi/lokacioni: Tiranë |
E-Mail: info@ictawards.org Shqipëri +355 (0)69 403 3999 Kosovë +377 (0)44 22 10 22 Web: www.ictawards.org |