Albanian ICT Awards u finalizua mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, me evenimentin tradicional të Mbrëmjes Gala ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve. Ky konkurs mbarëkombëtar, njëkohësisht edhe vlerësimi më i lartë individual në sektorin TIK në hapësirën mbarëshqiptare ka finalizuar përpjekjet disa mujore në kërkim të yjeve inovatorë të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse. Në këtë ceremoni nderuan me pjesëmarrjen e tyre ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito, ministrja e Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë, Rita Haizeraj, ish-ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Erion Veliaj, përfaqësues të trupit diplomatike të SHBA-ve, udhëheqës të bizneseve dhe organizatave të industrisë së TIK nga Shqipëria e Kosova, si dhe profesionistë të IT-së, akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe medias. Në vitin e tretë, konkursi mbarëkombëtar Albanian ICT Awards shpalosi edhe njëherë…














