Paneli i jurisë, i pavarur nga pjesa organizative, përbëhet nga profile të dëshmuara dhe profesionale, në përfaqësim të vlerave të ICT-së, me qëllim të shpërblimit dhe nderimit të aplikantëve dhe krijimtarisë së tyre.
Paneli i jurisë përbëhet nga përfaques të shoqërisë, të niveleve të ndryshme, si institucione publike, universitete, njerëz të shkencës, të biznesit, profesionistë dhe eskpertë të fushave të ndryshme të ICT-së, të shquar me aktivitete brenda apo jashtë vendit.
Anëtarët e jurisë do të prezantohen gjatë një faze tjetër të mëvonshme.
Origjinaliteti duhet të jetë kriteri më i rëndësishëm për një aplikant.
Vërtetësia e të dhënave është kriter i rëndësishëm dhe në përgjegjësi të plotë të aplikantëve.
Në rast se do të identifikohen dhe provohen pavërtetësi nga të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit, atëherë aplikuesi/sja do të përjashtohet nga fazat e mëtejme të vlerësimit.
Nëse kërkohet, ICTS Media/ICT Awards mban të drejtën e verifikimit të aplikacioneve dhe materialeve të dorëzuara bashkë me aplikimet.
Vlerësimi maksimal që mund të marrë një aplikant është totali prej 100 pikësh.
Kriteret e vlerësimit / Formula e mbledhjes së pikëve.
Formula e mëposhtme aplikohet për këto çmime/nominime:
1) ICT Innovation Of The Year (TIK inovacioni i vitit),
2) ICT Mobility Of The Year (TIK mobiliteti i vitit),
3) ICT Rising Star Of The Year (TIK ylli i vitit në ngritje)
Nr. | Përshkrimi i kritereve | Pikë | Propozimi |
1 | Paraqitja në mënyrë të mjaftueshme e të detajuar të letrës së motivimit | x P | 10 P |
2 | Përshkrimi teknik | x P | 15 P |
3 | User experience dhe lehtësia në përdorim | x P | 15 P |
4 | Impakti social / Mundësia e suksesit në treg | x P | 20 P |
5 | Risia apo inovacioni që sjellë në tregun mbarëshqiptar | x P | 15 P |
6 | Vlefshmëria dhe prakticiteti i manualit të përdorimit | X P | 5 P |
7 | Vlerësimi/përshtypja e përgjithshme dhe personale e anëtarit të Jurisë | x P | 20 P |
Gjithsej pikë |
100 P |
ICT Academic Of The Year (TIK akademiku i vitit)
Akademiku i vitit mund të propozohet, por edhe në bazë të propozimeve të sjellura nga stafi organizativ i Albanian ICT Awards, bazuar në konsultimet e gjëra dhe gjithëpërfshirëse, juria do të shqyrtojë dhe vlerësojë propozimet për t’i votuar për njërin nga emrat e propozuar për çmimin TIK akademiku i vitit.
ICT Diploma Thesis Of The Year (TIK tema e diplomës së vitit)
Nr | Përshkrimi i kritereve | Pikë | Propozimi |
1 | Paraqitja në mënyrë të mjaftueshme e të detajuar të letrës së motivimit | x P | 15 P |
2 | Përshkrimi dhe dokumentimi i hapave konkretë për realizimin e temës | x P | 30 P |
3 | Risia apo mundësia e komercializimit të temës | x P | 15 P |
4 | Vlerësimi/përshtypja e përgjithshme dhe personale e anëtarit të Jurisë | x P | 20 P |
5 | Nota vlerësuese e Diplomës | x P | 20 P |
Gjithsej pikë |
100 P |
ICT Woman Innovator of the Year (TIKFemra Inovatore e vitit)
Kjo kategori do të vlerësojë të gjitha femrat shqiptare, për merita, arritje individuale, apo që kanë përfaqësuar grupe pune dhe kanë dhënë kontribut të prekshëm dhe të pranueshëm nga opinioni i gjerë. Ky çmim ka për ambicie kryesore të rrisë sa më shumë numrin e femrave të kualifikuara në hapësirën digjitale në Shqipëri dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm.
Nr | Përshkrimi i kritereve | Pikë | Propozimi |
1 | Arritjet profesionale: Koefiçenti i vlerësimit (40 %) | x P | 40 P |
2 | Aftësite sipërmarrese: Koefiçenti i vlerësimit (30 %) | x P | 30 P |
3 | Formimi dhe Aftësite teknike: Koefiçenti i vlerësimit (30 %) | x P | 30 P |
Gjithsej pikë |
100 P |
ICT Public Service of the Year (TIK Shërbimi Publik më i mirë i vitit)
Kjo kategori vlereson praktikat me te mira dhe Inovacionet në qeverisjen dhe administrimet e institucioneve Publike. Ky është njohja më prestigjioze kombetare e ekselencës në shërbimin publik. Qëllimi i këtij çmimi është që të identifikojë projektet e realizuara në lidhje me praktikat e reja per zgjidhjen e nje problemi te caktuar duke e kthyer ne risi; Përveç informimit publik që ka për qëllim kjo kategori lidhur me rëndësinë e inovacionit në fjalë, një rëndësi të veçantë zë edhe mirënjohja që do tu jepet inovatorëve të administratës publike si shenjë falenderimi dhe motivimi të mëtejshëm.
Nr | Përshkrimi i kritereve | Pikë | Propozimi |
1 | Prezantim i Problematikës si dhe pershkrimi i konceptit të zgjidhjes së ofruar nga institucioni. Koefiçenti i vlerësimit (30 %) | x P | 30 P |
2 | Përmirësimi i shërbimeve publike: Koefiçenti i vlerësimit (30 %) | x P | 30 P |
3 | Zgjidhja, Përshkrimi Teknik dhe infrastrukturor: Koefiçenti i vlerësimit (20 %) | x P | 20 P |
4 | Impakti që ka sjellur zgjidhja, i ilustruar me shifra dhe ilustrime konkrete:Koefiçenti i vlerësimit (20 %) | x P | 20 P |
Gjithsej pikë |
100 P |
Elementet e mëposhtme do të ndihmojnë në vlerësimin e produktit/zgjidhjes së nominuar:
– Funksionimi i mirë i produktit
– Vlerësimi i mënyrës se si është menduar trajtimi i gabimeve që mund të ndodhin gjatë ekzekutimit/zbatimit të produktit/shërbimit
– Vlerësimi i ndërfaqes së përdoruesit
- Lehtësia/thjeshtësia në të kuptuar dhe në të përdorur
- Uniformiteti/konsistenca
- Hierarkia vizuele e elementeve
- Lexueshmëria e elementeve (lloji dhe madhësia e shkrimit, ngjyrat)
- Cilësia e grafikës dhe faktori i eksperiencës së përdoruesit (UX)
– Vlefshmëria dhe prakticiteti i manualit të përdorimit
– Vlerësimi i mënyrës se si është menduar mbështetja (suporti) ndaj përdoruesit
– Mundësia dhe fleksibiliteti i aktualizimit të versioneve dhe funksioneve ndërlidhëse me aplikacione të palëve të treta.
Elementet e mëposhtme do të ndihmojnë në vlerësimin e produktit (harduer)
– Funksionimi i shpejtë, i mirë, korrekt dhe konkret i produktit
– Përbërja, instlaimi dhe konfigurimi i elementeve elektronike, inxhinierike dhe konsumi i energjisë, ndërlidhja me pajisje eventuale të kompjuterit (PC, Tablet, Smartphone etj.)
– Vlefshmëria dhe prakticiteti i manualit të përdoruesit
– Vlerësimi i mënyrës se si është menduar mbështetja (suporti) ndaj përdoruesit
Elemente e mëposhtme do të ndihmojnë në vlerësimin e temave të diplomës apo publikimeve të ndryshme:
– Vlerësimi në bazë të tematikës së përzgjedhur dhe impakti konkret në fushën e ICT.