Fituesit e mëparshëm na kanë treguar se çmimi i ICT Awards është një nga vlerat më të mira të marketingut që kanë marrë ndonjëherë dhe se fitorja ka pasur impakt të matshëm në biznesin apo iniciativën e tyre. Prandaj, ju nxisim të merrni në konsideratë avantazhet që mund t’ju sjellë fitorja në ICT Awards.

– Aktivitetet për të cilën individi është nominuar duhet të ketë qenë tërësisht realizim me sukses gjatë vitit kalendarik 2014.

– Nominimet nuk mund të bëhen pa dijeninë dhe pajtueshmërinë paraprake të personit të nominuar.

– Juria ka të drejtë të vendosë aplikimin tuaj në kategori të tjera nëqoftëse ata e gjykojnë të arsyeshme.

– Të gjithë aplikuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç, ndërsa aplikuesit për kategorinë “Ylli në ngritje” duhet të kenë pajtimin e prindit të tyre.

– Nominimet në kategorinë individuale janë pa pagesë.

– Nominimet do të pranohen vetëm përmes sistemit online duke përdorur formularin e përcaktuar të aplikimit në mënyrë që të sigurohet vlerësimi i njëjtë për të gjithë aplikantët.

– Secili aplikant shpreh pajtimin se do të prezanton projektin me të cilin ka aplikuar para Jurisë në shpenzime dhe kosto të veta.

– Secili kandidat në varësi të kategorisë për të cilën konkuron, duhet të përgatisë disa dokumente prezantuese përmes të cilave juria do të bindej për aplikimin. Dokumentet që do të kenë rëndësi të veçantë në vlerësim janë si më poshtë:

  • Dokument Prezantues ku Përshkruhet produkti/shërbimi dhe funksionalitetet. User experience dhe lehtësia në përdorim
  • Prezantim i impaktit që ka sjellë produkti/shërbimi në organizatë/shoqëri
  • Dokument me specifikime teknike duke përfshirë të gjithë elementët teknikë të përdorur për realizimin e projektit, flow-charts, modeli i arkitekturës së përdorur, gjuha e programimit dhe platformat.
  • Detaje të tjera të cilat mendoni se janë të nevojshme për jurinë
  • Risia   apo mundësia e komercializimit projektit
  • Paraqitja   në mënyrë të mjaftueshme e të detajuar të letrës së motivimit

 

Pyetje të shpeshta mbi nominimin

Pyetje: Kur hapen aplikimet për Albanian ICT Awards 2014?

Përgjigje: Nominimet për vitin 2014 do të hapen me datë 11.02.2015

Pyetje: A mund të nominoj vetveten për njërën nga kategoritë e Albanian ICT Awards?

Përgjigje: Po, për të hyrë në ICT Awards mjafton të aplikoni online dhe varësisht nga vlerësimi i Jurisë do të vendoset nominimi juaj.

Pyetje: A më lejohet të aplikoj me të njëjtin projekt në dy kategori të ndryshme?

Përgjigje: Nëse produkti plotëson kriteret e kategorive në fjalë, atëherë mund të aplikoni në më shumë se një kategori, por jo në më shumë se dy në tërësi.

Pyetje: Nëse kam marrë pjesë më parë në ICT Awards, a mund të aplikoj sërish?

Përgjigje: Çdo konkurent ka të drejtë të ri-konkurojë në ICT Awards, me kushtin e vetëm që projekti duhet të jetë i ri dhe i realizuar gjatë periudhës së vitit 2014.

Pyetje: Cila janë kriteret e përzgjedhjes për ICT Awards?

Përgjigje: Secila kategori ka kriteret e veta të caktuara. Kriteret e përzgjedhjes së fituesve sipas kategorive për ICT Awards janë përpiluar për t’ju ndihmuar juve që të plotësoni formularin e aplikimit në atë mënyrë që Juria ta ketë më të lehtë dhe qartë vlerësimin., ndaj, është me rëndësi që plotësimin ta bëni në mënyrë të lehtë të kuptueshme, të qartë, pastër dhe konkrete. Një rëndësi po kaq të veçantë ka fakti që të nxirrni në pah aspektet inovative dhe frymëzuese të nominimit tuaj. Anëtarët e jurisë, në momentin që do të vlerësojnë nominimet, do të marrin parasysh edhe kriteret e përzgjedhjes.  Të gjitha kriteret e vlerësimit sipas kategorisë mund ti lexoni në këtë link.http://ictawards.org/2014/juria/

Pyetje: Kur do ta zbuloj nëse jam fitues?

Përgjigje: Pasi juria të ketë marrë vendimin për short-listën e kandidatëve me projektet më të mira me të cilat kanë aplikuar, kandidati do të ftohet në një takim pune për ta prezantuar para jurisë projektin me të cilin ka aplikuar. Kandidatët të cilët kanë arritur këtë fazë, do të ftohen në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve ku edhe do të njihen me emrat e fituesve, bashkë me 2 finalistët e tjerë të kategorisë

Pyetje: Nëse shpallem fitues në ICT Award, a duhet të mbaj patjetër fjalim?

Përgjigje: Nëse arrini të fitoni një çmim dhe dilni në podium për ta pranuar atë, mbajtja e fjalimit nuk është e detyrueshme, megjithatë është i mirëpritur një prezantim i shkurtër i projektit.

Pyetje: Ku do të mbahet Mbrëmja Gala e ICT Awards?

Përgjigje: Mbrëmja Gala do të organizohet në fund të muajit Prill 2015. Njoftime të tjera lidhur me detajet e organizimit do të bëhen publike në faqen zyrtare www.ictawards.org.