Say “Hello” to the Team
Florim ALAJ është themeluesi i kompanisë ICTSmedia dhe konkursit Albanian ICT Awards. Ai është përgjegjës për udhëheqjen e politikave dhe strategjive kryesore të kompanisë, të produkteve dhe shërbimeve.
Kushtrim SHALA është bashkë-themelues i konkursit ICT Awards. Ai ka më shumë se 7 vjet eksperienc në industrinë e telekomunikacionit, kryesishtë në IT dhe zhvillim produktesh të reja dhe së fundmi në menaxhim projektesh.
Ai mban titullin Master Shkencor në profilin Shkenca Kompjuterike të Universitetit të Tiranës që nga viti 2006.
Ai është kualifikuar si Këshilltar Biznesi nga “EBRD – Business Advisory Services Programme” në Shqipëri.
Përpara se të ishte pjesë e Vodafone Albania, Kushtrimi ka punuar 2 vjet në median më të madhe në Shqipëri, e cila sapo ishte themeluar – Top Channel.
Ai është një i apasionuar dhe aktivist i TIK, me një kualifikim të spikatur në konsulencë IT dhe në projekte të personalizuara të bazuara në ueb dhe server.
Si pjesë e stafit të menaxhimit editorial të revistës ComputerWorld Albanian dhe mediumeve Pcworld.al, CIO.al, ai së fundmi ka bashkëorganizuar konkursin e parë mbarë kombëtar, i quajtur “Albanian ICT Awards 2012”. Ky event ka si objektiv identifikimin dhe promovimin e profesionistëve dhe udhëheqësve të shquar të Teknologjisë së Informacionit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Blerta VULA, që nga viti 2010 punon si Project Manager në projektin Tirana Business Park, i cili është investimi më i madh German në tregun e patundshmërive në Shqipëri. Ajo është përgjegjëse për zhvillimin, planifikimin, koordinimin dhe ekzekutimin e të gjitha fazave të projektit, nga koncepti deri te implementimi dhe pranimi e pëlqimi i hapësirave nga klientët. Në këtë fushë, ajo është certifikuar nga IPMA (International Project Management Association).
Ajo mban titullin master shkencor në Arkitekturë dhe Menaxhim Projektesh, me fokus të vaçantë në temën e Eficiencës së Energjigsë në Objektet e Banimit në Kosovë.
Duke filluar nga viti 2005, ka punuar si arkitekte dhe planere në Kosovë, ku ka qenë e përfshirë në shumë projekte banimi e komerciale. Poashtu, ka qenë përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e planeve urbaneve të disa prej komunave te Kosovës.
Tanzer ABAZI është një expert i sigurise kibernetike, CEO dhe Bashkëthemelues i DARTS IT Security. Ai mban një diplomë Bachelor në shkencat kompjuterike pranë Universitetit të Prishtinës. Aktualisht kandidat për Master në Shkencave Kompjuterike pranë Universitetit të Prizrenit ai zotëron një sërë çertifikimesh profesionale ne fushën e ICT. Me një pervojë pune në profile të shumta në sektorin ICT si zhvillues uebi, shef IT, dhe Dizajner grafik, Tanzer Abazi aktualisht është administrator i sigurise në Policine e Kosovës. Ai është aktivist, ndjekës, organizator dhe përkrahës i konferencave vendore dhe rajonale të sektorit ICT.
Hadije Hajdini ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtines “Hasan Prishtina” dega Letërsi Shqipe, si dhe aktualisht vazhdon studimet në Universitetin “AAB” drejtimi Menaxhment dhe Informaike. Ka përfunduar një sërë trajnimesh në profile të ndryshme ne organizata te licenuara per trajnime profesionale në Kosovë. Në vitet praraprake ka punuar në disa kompani prestigjioze si menaxhere e shitjes dhe marketingut. Ka dy vite qe i është bashkuar ekipit te ICTSmedia si menaxhere e marketingut për Kosovë.
Atdhe BUJA është Administrator, Ethical Hacker dhe ka aftësi të larta menaxheriale.
Ai ka një eksperiencë 8 vjet në industrinë e Teknologjisë së Informacionit, kryesishtë në bazat e të dhënave dhe menaxhimin e projekteve në Qeverisjen Elektronike (e-Government).
Ai mban disa tituj certifikues nga Microsoft, Oracle, EC-Council në fushën e menaxhimit të bazave të të dhënave, sigurisë së të dhënave, identifikimin dhe evitimin e dobësive në sistemet e infrastrukturat ndryshme. Aktualisht MSc në Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri, vazhdon studimet në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës.
Recensues i librit Microsoft SQL Server 2012 with Hadoop . Ai është kandidati për titullin MCM në SQL Server, nga viti 2004- 2009 ka punuar në Ministrinë e Shërbimeve Publike në sektorin e TI-së pozicioni Arkitekt për Softuer kurse nga 2009 vazhdon pozicionin Menaxher dhe Administrator Qendror i Bazave të të Dhënave në ASHI – Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.
Gjatë vitit 2010 në këtë pozitë, ka zhvilluar dhe implementuar infrastrukturën e re për të gjitha bazat e të dhënave qeveritare dhe është autor e përpilues i shumë dokumenteve të brendshme dhe politikave me rëndësi të madhe në TI. Ai aktualisht është menaxher i projektit në Ministrinë e Drejtësisë “Unifikimi i Bazave të të Dhënave”, konkretisht krijimi i regjistrit shtetëror të të dhënave Burgosurëve në Republikën e Kosovës.
Esmeralda Shala është aktiviste në sektorin e ICT-së, mban diplomë master shkencorë në degën e Informatikës nga Universiteti i Tiranës që nga viti 2006.
E. Shala është profesioniste në fushën e Teknologjisë së informacionit, me një përvojë të spikatur në Database, analizën dhe integrimin e sistemeve. Ka qenë pjesë e grupit integrues të sistemit të Regjistrit Kombëtar të Shqipërisë dhe dixhitalizimin e plotë të sistemit, projekt i inicuar nga Ministritë e Brendshme të Shqipërisë dhe Austrisë
Ajo punoi për Top Channel dhe Digitalb si post-producente për një kohë të gjatë. Së fundmi është bashkuar shtëpisë botuese ICTSmedia si bashkë organizatore e eventit ICT Awards dhe kontributore e mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe Computerworld Albanian.
Ardian ALAJ ka përfunduar studimet në fakultetin ekonomik në Kosovë, drejtimin banka financa dhe kontabilitet, për të vazhduar me përfundim të trajnimeve të ndryshme të avancuara në Vien të Austrisë, ndër të tjera, në fusha të ndryshme të planifikimit dhe menaxhimit, planifikimit të biznesit, marketingut, e-Commerce, metodat profesionale të biznesit, organizimi dhe Identiteti i Koorporatave si dhe Burimet njerëzore dhe komunikimit profesional. Ka përvojë të gjatë në kompani aktive në tregun ndërkombëtar. Për më shumë se dy vite në ICTSmedia, në përgjegjësinë e Business Development, e cila është botuese e mediave për teknologji informative, inovacion, komunikim dhe media sociale. Përvojë të gjatë si kontribues në PCWorld Albanian, CIO dhe COMPUTERWORLD Albania. Në ICTSmedia ka përgjegjësi të koordinimit dhe bashkëorganizimit të eventit Albanian ICT Awards si dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete dhe konferenca në fushën e ICT-së.
Mira Ballgjini ndjek studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë në vit të fundit të degës Informatikë Ekonomike. Është e apasionuar pas risive të teknologjisë të informacionit, dhe është pjesë e ICTS Media që prej vitit 2014. Ajo gjithashtu ka qenë vullnetare në organizata të ndryshme joqeveritare, duke qenë se është entuziaste e kauzave si të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve etj. I pëlqen shumë të lexojë.
Eltjon Kuptrija aktualisht vazhdon studimet në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës në fakultetin e Drejtësisë. Ka kryer trajnime të ndryshme në Universitetin e Sarajevës dhe Universitetin Sehir të Stambollit. Entuziast dhe aktivist i teknologjisë së informacionit, kontributor në projekte komunitare në shërbim të sektorit ICT në Shqipëri.
Aneida BAJRAKTARI aktualisht punon në një shoqatë Suedeze në Shqipëri. Ajo është financiere dhe juriste në profesion. Ajo është entuziaste e “startup” e interesuar në inovacion dhe teknologji. Aneida është ambicioze dhe shpreson që një ditë të listohet midis sipërmarrësve më të suksesshëm.
Fatos Idrizi, aktualisht pjesë e Agjensisë së Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Administratës Publike që nga 2009, ka punuar për një kohë të gjatë si Administrator i Ueb Aplikacioneve. Ai mban një titull Master Shkencor në Shkencat Kompjuterike dhe është i çerfitikuar si profesionist IT-je(MCITP) dhe ekspert teknologjike nga Microsoft (MCTS).
Alban Sipri vjen nga fusha e artit, pjesëmarrës aktiv në evente të rëndësishme lidhur me artin design dhe video post-produksionin. Albani drejton studion Sipri, sidhe posedon disa çertifikata profesionale mbi Fotografinë dhe video-postproduksionin.
Alban Sipri është pjesë e departamentit të Marketingut në ICT Awards, kontributon në mënyrë kreative në aspektin e mbulimit të eventit me Foto & Video.
Deivis Shomo studion ne vitin e fundit tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ne Tirane. Ai eshte shume i apasionuar mbas teknologjise se informacionit dhe kerkon te jete i informuar me risite me te fundit te botes se teknologjise. Ka marre pjese ne disa aktivitete jashteshkollore dhe eshte shume i lumtur qe eshte pjese e ICT award 2015.