Si të bëhesh partner i ICT Awards?
Duke qenë partner, sponsor apo mbështetës i ICT Awards, ju do të keni një mundësi unike për të qenë në kontakt me inovatorët lider të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Për t’u njohur me paketat e sponsorizimit dhe mundësitë e vëna në dispozicion, luteni ta shkarkoni broshurën këtu apo të kontaktoni me organizatorët e eventit, në e-mailin info@ictawards.org
Partneriteti/Sponsorizimi/Mbështetja
Parneriteti me ICT Awards ju vendos në kontakt me profesionistët më të shkëlqyer të ICT-së në mbarë hapësirën shqiptare, me personat më të rëndësishëm të industrisë, me median dhe akterët e zhvillimeve qeveritare.
Bashkëpunimi me ICT Awards ju mundëson ta poziciononi kompaninë tuaj si partnere e këtij organizimi të rëndësishëm të industrisë së ICT-së shqiptare së bashku me markat e vlerësuara të ICT Awards, ku ju mundëson të nxirrni në pah përkushtimin e kompanisë suaj për të mbështetur kërkim-zhvillimin lokal, rajonal dhe më gjërë si dhe inovacionin në sektorin e ICT-së.
Programi i ICT Awards ju mundëson të gjeni një paketë në varësi të buxhetit tuaj. Duke ofruar një sërë mundësish të ndryshme për të zgjedhur, përfshi parneritetin, sponsorizimin apo mbështetjen, ekziston një potencial i madh për t’iu përshtatur portofolit të biznesit tuaj si dhe për ta shpërndarë emrin e biznesit tuaj përmes markave të ICT Awards.