ICTSmedia në bashkëpunim me kolegjin RIINVEST ka organizuar dhe mbajtur një takim me studentët e degës së Inxhinierisë Softuerike ku u zbuluan detaje të konkursit mbarëkombëtar, Albanian ICT Awards III. Në kuadër të sensibilizimit të opinionit, qëllimi i këtij organizimi ishte shpalosja e vlerave rreth këtij eventi dhe inkurajimi i aplikatëve potencial për pjesmarrje në Albanian ICT Awards që organizohet për të tretin vit me radhë. Gjatë këtij takimi, koordinatorët e Albanian ICT Awards, prezantuan në detaje mënyrat e aplikimit dhe kriterët e vlerësimit për shtatë kategoritë e çmimeve ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit, ICT Femra Inovatore e vitit ku ky i fundit ka për qëllim të inkurajojë femrat e kualifikuara në hapësirën dixhitale si dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm. Ndërsa promovimi i kategorisë ICT Shërbimi Publik më…














