Ditën e djeshme Albanian ICT Awards vizitoi qendrën Bonevet në qytetin e Gjakovës. Ishte hera e parë që ekipi vizitonte Gjakovën që nga edicioni i dytë i Albanian ICT Awards. Atje ekipi pati kënaqësinë të ndante ca momente të bukura sidomos gjatë prezantimit të printerit 3D nga drejtuesit e qendrës Bonevet. Por siç e dini dhe ju kemi lajmëruar, rrugëtimi i workshopeve të Albanian ICT Awards do të vazhdojë edhe disa ditë ndërsa më datën 31 Mars do të mbyllen aplikimet në konkursin mbarëkombëtar. Ditën e sotme, Albanian ICT Awards u kthy në Prishtinë për tu takuar me studentët e Universitetit AAB të kryeqytetit Kosovar. Realisht në këtë Universitet u kryen dy prezantime, dhe si gjithmonë qëllimi i prezencës sonë atje është inkurajimi i aplikantëve potencial në këtë konkurs për vetë mundësitë që ofron për të gjitha grupmoshat. Studentët u prezantuan me shtatë kategoritë e konkursit nga pesë që ishin…














