IMG_9097

Ditën e djeshme Albanian ICT Awards vizitoi qendrën Bonevet në qytetin e Gjakovës. Ishte hera e parë që ekipi vizitonte Gjakovën që nga edicioni i dytë i Albanian ICT Awards. Atje ekipi pati kënaqësinë të ndante ca momente të bukura sidomos gjatë prezantimit të printerit 3D nga drejtuesit e qendrës Bonevet.

IMG_9097

Por siç e dini dhe ju kemi lajmëruar, rrugëtimi i workshopeve të Albanian ICT Awards do të vazhdojë edhe disa ditë ndërsa më datën 31 Mars do të mbyllen aplikimet në konkursin mbarëkombëtar. Ditën e sotme, Albanian ICT Awards u kthy në Prishtinë për tu takuar me studentët e Universitetit AAB të kryeqytetit Kosovar.

4Realisht në këtë Universitet u kryen dy prezantime, dhe si gjithmonë qëllimi i prezencës sonë atje është inkurajimi i aplikantëve potencial në këtë konkurs për vetë mundësitë që ofron për të gjitha grupmoshat.

Studentët u prezantuan me shtatë kategoritë e konkursit nga pesë që ishin vitin e shkuar: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vititICT Femra Inovatore e vitit ku ky i fundit ka për qëllim të inkurajojë femrat e kualifikuara në hapësirën dixhitale si dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm. Ndërsa promovimi i kategorisë ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit ka për qëllim të vë në pah për komunitetin e ICT-së dhe opinionin e gjerë, risitë më të mira të aplikuara nga institucionet publike si dhe mirënjohje për innovatorët e administratës publike.

5

Prezantimi i parë filloi në ora 14:00 ndërsa pasoi i dyti në ora 17:00. Prezantimin e hapi dekania e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, zj. Blerta Prevalla. Inkurajimi ynë më shumë insitoi që këto studentë aplikonin në kategorinë ICT Diploma e Vitit e cila i përshtatet më së miri profilit të tyre. Pjesëmarrja si gjithmonë në takimet e Albanian ICT Awards ka rezultuar impresionuese dhe as ky takim nuk kishte si të ishte ndryshe.

3

Takimet e Albanian ICT Awards vazhdojnë ditën e nesërme në Kolegjin Universum në Prishtinë ku prezantimi do të mbahet në ora 16:00. (PCWorld Albanian)