Ditën e sotme Albanian ICT Awards udhëtoi në drejtim të një qyteti tjetër Kosovar, bëhet fjalë për Gjakovën. Nuk ishte një prezantim e as takim i posaçëm më tepër sesa vizitë për të ndjekur nga afër aktivitetin e një qëndre për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë. Shpenzuam një kohë të gjatë në Tiranë dhe Prishtinë e tani vëmendja jonë u drejtua nga qendra Bonevet në Gjakovë. Por ditën e nesërme do të kthehemi në Prishtinë ku do të gjendemi përballë studentëve të Universitetit AAB për ti prezantuar me detajet e konkursit mbarëkombëtar.
Bonevet është një organizatë jo fitimprurëse e cila mbështet të rinjtë deri në 18 vjeç prandaj edhe qëllimi i pranisë tonë atje është tërheqja nga afër e aplikantëve potencial sidomos në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit. Ekipi i Albanian ICT Awards u prezantua me projektet dhe aktivitetet e kësaj qëndre atje dhe pati edhe kënaqësinë të ndiqte nga afër punën në një printer 3D që po ndërtohej pranë kësaj qendre. Kjo është qëndra e parë në llojin e vet e cila ka një aktivitet të tillë. Bonevet ofron kurse për të rinjë dhe të rritur të interesuar në sektorin ICT madje ofrohen edhe trajnime të veçanta e moderne.
Qëndra zotëron aparatura dhe paisje moderne të disponueshme për pjesëmarrësit e saj. Në interes të Bonevet janë fushat e dizajnit, programimit, elektronikës, harduerit si dhe janë ndërtuar prototipe të cilët kanë një potencial për të shndërruar në një realitet.
Qëndra numëron afro 60 anëtarë dhe surprizë për ne ishte printeri 3D ndërtuar nga këto pjesëmarrës ku edhe na u demonstruan funksionalitet bazë të tij. Një detajim i shkurtër i Albanian ICT Awards zuri vend në këtë vizitë, dhe falë potencialit që zotëron kjo qendër, dëshira jonë ishte nxitja e aplikantëve potencial në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit.
Siç ju kemi informuar më parë, ditën e nesërme do të jemi në Universitetin AAB të Prishtinës, ndërsa më datë 20 Mars do të prezantojmë detajet e konkursit mbarëkombëtar të Albanian ICT Awards në Kolegjin Universum po në qytetin e Prishtinës. Këtë takime vijnë para mbylljes së aplikimeve në datë 31 Mars. (ICTSmedia/ICT Awards)