Kamez 1

ICT Awards ka vijuar me workshopet e tij edhe në Shqipëri, duke filluar me një bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale të Kamzës. Ky workshop u mbajt ditën e djeshme, në orën 16:00 pranë ambjenteve të kësaj shkolle dhe zgjati rreth 2 orë. Të pranishëm ishin nxënës të shumtë të shkollës, të apasionuar pas botës së teknologjisë. Këta nxënës u njohën me konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III dhe me mundësitë që ky konkurs ofron për ta.

E para që e mori fjalën në hyrje të workshop-it ishte Znj. Linda Shomo, përfaqësuese e Easy Pay, të cilët janë partnerë dhe sponsor të këtij eventi. Ajo, si një sipërmarrëse e suksesshme, solli para nxënësve bazuar një jetik, duke vënë në dukje rëndësinë e përdorimit të teknologjisë së informacionit në jetët e gjithësecilit. Duke u ndalur tek promovimi individual që sjell ICT Awards, ajo inkurajoi fort të gjithë nxënësit që të aplikojnë në secilën prej kategorive, pjesë e të cilave mund të ishin projektet e tyre.

Më pas, në një lidhje në Skype, e mori fjalën Z. Ridvan Aliu, një ndër profesorët virtualë të Washington Education in Albania. Ridvani njihej më herët me nxënësit pasi ai i ka asistuar ata në workshope të ndryshme. Ai gjithashtu u shpreh i bindur se do ti ndihmonte ata në përfundimin e një projekti sa më solid me të cilin nxënësit po planifikonin të prezantoheshin në event.

Kamez 2Në fund u prezantuan kategoritë e çmimeve nga organizatorët e eventit, përkatësisht: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit, ICT Femra Inovatore e Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit. Interes i veçantë nga pjesëmarrësit u shfaq për kategoritë ICT Inovacioni i Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit dhe për ICT Femra Inovatore e Vitit. Edhe për kategoritë e tjera të përmendura më sipër, kishte mjaft të interesuar.

Kamez 4Një falenderim i veçantë për organizimin e këtij workshopi shkon për Znj. Linda Shomo, e cila e inicioi atë. Gjithashtu, falenderojmë përfaqësuesit e shkollës profesionale të Kamzës për profesionalizmin e treguar, veçanërisht Znj. Zamira Matoshi, drejtoreshë e kësaj shkolle, për mundësinë që na krijoi mundësinë e informimit të këtyre nxënësve. (PCWorld Albanian)

Kamez 5Kamez 1