4

Turi i workshopeve të Albanian ICT Awards ditën e sotme vijoi me prezantimet në dy institucione arsimorë. Fillimisht në orën 13:00 u mbajt workshopi në ambjentet e Canadian Institute of Technology. Atje organizatorët u pritën mjaft ngrohtë nga inxhinierët e ardhshëm të IT. Dhjetëra studentë të pranishëm shfaqën interesin e tyre për kategoritë e çmimeve të prezantuara, edhe pse ata ishin tashmë të familjarizuar me evenimentin e mirënjohur ICT Awards.

Gjithashtu një detaj për tu vlerësuar ishte edhe fjalimi inspirues i profesorit të IT në këtë Institucion, zotit Petraq Papajorgji, i cili theksoi edhe një herë avantazhet që ky eveniment do t’u sigurojë studentëve.

5Në rrugën e tyre për identifikimin dhe shpërblimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesorëve, femrave të afta në teknologji, yjeve në ngritje apo edhe shërbimit publik më të mirë të cilët gjatë vitit kalendarik të mëparshëm kanë arritur të lënë gjurmë pozitive dhe kontribut në sektorin e gjerë të ICT-së, organizatorët e ICT Awards vijuan workshopin e dytë të ditës së sotme në orën 14:30 pranë ambjenteve të shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Kjo shkollë është një shkollë profesionale shumë e përkushtuar në përgatitjen dhe përshtatjen e të rinjve me tregun e punës duke pasur një objektiv shumë ambicioz. Takimi me këta nxënës ishte shumë i frytshëm, pasi aty u pa një interes shumë i madh, madje kishte nga ata nxënës të cilët ishin të gatshëm të aplikonin dhe kishin gati një projekt të përfunduar. Ndër kategoritë më të preferuara të tyre, mund të përmendim ICT Inovacioni i Vitit dhe ICT Ylli në Ngritje i Vitit.

1Vetë drejtoresha e shkollës, zonja Hedie Gjoni (Bejtja), i nxiti nxënësit të bëheshin pjesë e këtij evenimenti duke ju prezantuar atyre mundësitë e mëdha dhe dyert e shumta që do të hapeshin për ta, si të apasionuar të teknologjisë. Ajo gjithashtu shtoi se idetë dhe projektet e nxënësve të kësaj shkolle do të ishin konkurentë mjaft dinjitozë në këtë eveniment. (ICTS Media / PCWorld Albanian)

2