foto1

  Albanian ICT Awards u finalizua mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, me evenimentin tradicional të Mbrëmjes Gala ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve. Ky konkurs mbarëkombëtar, njëkohësisht edhe vlerësimi më i lartë individual në sektorin TIK në hapësirën mbarëshqiptare ka finalizuar përpjekjet disa mujore në kërkim të yjeve inovatorë të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse. Në këtë ceremoni nderuan me pjesëmarrjen e tyre ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito, ministrja e Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë, Rita Haizeraj, ish-ministri…

11270237_465793346910530_3880556942428009340_o

(VIDEO) Ediconi i 3-të i `Albanian ICT Awards` Mbrëmjen e së premtes janë shpallur fituesit e edicionit të 3-të të “Albanian ICT Awards”. Ky konkurs mbarëkombëtar ka finalizuar përpjekjet disamujore në kërkim të yjeve të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse. Më Shumë (VIDEO) A1 Report – Konkursi mbarëkombëtar i TIK ICT Awards:Ja fituesit në 7 kategori TIRANË – Është mbyllur dje në mbrëmje me një ceremoni gala edicioni i tretë i konkursit mbarëkombëtar për profesionistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ICT Awards me përzgjedhjen e fituesve në 7 kategori të ndryshme. Më shumë   Është finalizuar edicioni…

ictawards_juryIII1

Ashtu siç u kishim lajmëruar më parë mbërriti një nga momentet më vendimtare të rrugëtimit të Albanian ICT Awards në vitin e tij të tretë. Data 17 Prill vendosi të gjithë pjesëtarët e jurisë në një diskutim kokë më kokë çka do të përcaktonte edhe vijueshmërinë e konkursit mbarëkombëtar. Ekipi organizativ i Albanian ICT Awards tashmë vjen me një eksperiencë tre vjeçare në drejtimin e këtij konkursit i cili çdo vit sa vjen e bëhet më popullor për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas teknologjisë. Takimi i punës me të gjithë anëtarët e jurisë rezultoi me një axhendë mjaft të…

ICT-AWARDS-Drejt-Finzalizimit-640x480

Aplikimet në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards janë mbyllur zyrtarisht në orët e vona të dates 10 Prill. Më herët ju vumë në dijeni për shtyrjen e afatit të aplikimeve nga data 31 Mars në datën 10 Prill. Siç u kemi njoftuar më parë, me qëllimi ofrimin e kontributit në sektorin e ICT, ICTSmedia ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me institucione publike si Ministria e Inovacionit, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së informacionit dhe disa institucione me rëndësi në Kosovë e Shqipëri. Duke marrë shkas nga kjo, mbrëmja Gala e ICT Awards u zhvendos në Javën e Inovacionit (11-17 Maj 2015)….

11110805_445104222312776_8087606095031080798_n

Është shtyrë afati i aplikimeve në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards tashmë në edicionin e tij të tretë. Afati përfundimtar i aplikimeve ka qenë data 31 Mars të cilës i kanë praprirë takimet e shumta të ekipit të Albanian ICT Awards me të apasionuar të teknologjisë, njëkohësisht edhe aplikantë potencial. Ishin organizatorët e këtij konkursi të cilët vendosën të shtyjnë afatin deri në datën 10 Prill 2015 duke krijuar edhe më shumë mundësi dhe hapësirë për ata të cilët nuk e patën të mundur të bëheshin pjesë e Albanian ICT Awards gjer me 31 Mars. Në kuadrin e kontributit në…

icta1

  Eventi i mirënjohur Albanian ICT Awards është në përgatitje të mbylljes së aplikimeve. Dita e sotme është dita e cila ka përmbyllur turin e gjatë të workshopeve mbarëkombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ditën e sotme organizatorët e këtij eventi u mblodhën në Universitetin e Shkencave të Natyrës. Ky takim u prezantoi studentëve dhe pedagogëve të pranishëm mundësinë e madhe që eventi prezanton për ta. Nesër, më 31 mars 2015, mbyllen të gjithë aplikimet, gjithashtu mbyllet edhe faza e parë e këtij sezoni të tretë suksesi të Albanian ICT Awards III.   Pas prezantimit nga ana e…

un1

  Organizatorët e Albanian ICT Awards ditën e sotme u gjendën pranë dhjetëra studentëve të fakultetit të New York-ut në Tiranë. Një pritje e ngrohtë u bë nga ana e tyre dhe nga pedagogët e shumtë në këtë workshop. Fjalën i pari e mori profesor Marenglen Biba i cili dha një fjalim inspirues për të gjithë studentët duke u treguar atyre përse ishte e rëndësishme pjesëmarrja në këtë konkurs dhe të gjitha portat e marketingut që do të hapeshin për ta nga ICTS Media dhe partnerët.   Më pas do të ishin organizatorët ata të cilët do të trajtonin më…

ICTAwardsI

Data 11 Shkurt shënoi startin e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards ku shtëpia botuese ICTSmedia gjatë një takimi mbajtur në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh. Menjëherë pas hapjes së aplikimeve, organizatorët e Albanin ICT Awards mbajtën takimet e para me aplikantë potencialë në qendra trajnimi dhe hulumtimi, në Universitete, në shkolla profesionale duke kulmuar me forumin e hapur mbajtur në Prishtinë me profesionistët e IT-së në mbarë Kosovën, një takim ky i cili gëzoi gjithë mbështetjen e Autoritetit të Shoqërisë së Informacionit. Gjithsej janë organizuar 15 takime ku i…

ictawards_prhackerspace1

Albanian ICT Awards në kërkim të inovatorëve të suksesshëm shqiptar në sektorin e teknologjisë së informacionit. Është kjo kauzë që mban të gjallë për të tretin vit me radhë konkursit mbarëkombëtar në sektorin ICT i cili është edhe i pari në llojin e tij. Vlen të përshëndetet edhe ekipi i Albanian ICT Awards me punën e tij të palodhshme në takimet dhe prezantimet e organizuara gjatë këtyre muajve. Ditën e djeshme ata vizituan Kolegjin Universitar Universum i cili ishte prezantimi i radhës me studentët. Atje ekipi u ballafaqua me një mikëpritje të ngrohtë ku nuk munguan diskutimet dhe bashkëbisedimet frytëdhënëse…

ictawards1

Albanian ICT Awards vijoi ditën e sotme në takimin me studentët e Kolegjit Universitar Universum në Prishtinë. Takimi i cili startoi në ora 16:00, është një ndër takimet e shumta të ekipit të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards në Tiranë dhe Prishtinë me nxënës, studentë dhe të rritur të apasionuar pas teknologjisë. Ditën e djeshme, Albania ICT Awards mbajti dy prezantime të njëpasnjëshme në Universitetin AAB po në Prishtinë. Ekipi ishte prezent atje që nga ora 14 gjer në ora 18:00. Këto takime tani janë traditë e Albanian ICT Awards, një konkurs i cili po shkëlqen në vitin e tij…

IMG_9097

Ditën e djeshme Albanian ICT Awards vizitoi qendrën Bonevet në qytetin e Gjakovës. Ishte hera e parë që ekipi vizitonte Gjakovën që nga edicioni i dytë i Albanian ICT Awards. Atje ekipi pati kënaqësinë të ndante ca momente të bukura sidomos gjatë prezantimit të printerit 3D nga drejtuesit e qendrës Bonevet. Por siç e dini dhe ju kemi lajmëruar, rrugëtimi i workshopeve të Albanian ICT Awards do të vazhdojë edhe disa ditë ndërsa më datën 31 Mars do të mbyllen aplikimet në konkursin mbarëkombëtar. Ditën e sotme, Albanian ICT Awards u kthy në Prishtinë për tu takuar me studentët e…

IMG_8919

Ditën e sotme Albanian ICT Awards udhëtoi në drejtim të një qyteti tjetër Kosovar, bëhet fjalë për Gjakovën. Nuk ishte një prezantim e as takim i posaçëm më tepër sesa vizitë për të ndjekur nga afër aktivitetin e një qëndre për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë. Shpenzuam një kohë të gjatë në Tiranë dhe Prishtinë e tani vëmendja jonë u drejtua nga qendra Bonevet në Gjakovë. Por ditën e nesërme do të kthehemi në Prishtinë ku do të gjendemi përballë studentëve të Universitetit AAB për ti prezantuar me detajet e konkursit mbarëkombëtar. Bonevet është një organizatë jo fitimprurëse e…

IMG_8843

Pas disa ditësh prezent në Tiranë, siç u bëmë me dije, ekipi i Albanian ICT Awards u drejtua për në Prishtinë ku mbajti edhe një forum të hapur me profesionistët e IT-së të mbarë Kosovës në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike. Takimi u organizua nga ICTSmedia dhe gëzoi gjithë mbështetjen e Agjensisë së Shoqërisë së Informacionit. Por ditën e sotme, ekipi i Albanian ICT Awards pati kënaqësinë të gjendej përballë studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë. Siç ju kemi vënë në dijeni më parë dhe tani kjo është pjesë e traditë së konkursit mbarëkombëtar Albanian…

ICT Awards komplet

Ditën e djeshme ICTSmedia në bashkëpunim me Agjensinë e Shoqërisë së Informacion(ASHI) organizoi takimin e radhës në Prishtinë. Pas disa ditësh të ngarkuara me takime në Tiranë, ekipi i Albanian ICT Awards ishte prezent mesditën e datës 16 Mars përsëri në Kosovë. Ky ishte i pari i këtij lloji duke qenë se prezent ishin profesionistë e IT në institucionet shtetërore të Kosovës. Takimi i mbajtur në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike dhe pati një pjesëmarrje të konsiderueshme. Qëllimi i këtij forumi të hapur me stafin e IT-ve nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ishte identifikimi dhe diskutimi…

beder1

  Workshopet e Albanian ICT Awards në Shqipëri vijojnë. Këtë herë organizatorët kanë menduar të prezantojnë këtë mundësi të artë tek studentët dhe nxënësit e dy shkollave në vend. Fillimisht ka qenë takimi në ditën e premte pranë shkollës së mesme profesionale austriake ‘Hermann Gmeiner’. Workshopi filloi në orën 16:00 dhe zgjati 1 orë e 30 minuta. Nxënësit e kësaj shkolle ishin të apasionuar drejt teknologjisë dhe deri në atë moment kishin arritur të ndërtonin disa projekte inovatore, projekte të cilat u prezantuan gjatë workshopit. Ditën e dielë, organizatorët e Albanian ICT Awards u pritën nga Universiteti Bedër. Workshopi filloi…

ICT-Awards-20141

Ka kaluar një muaj që nga starti i konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III dhe tani po shkojmë drejt fazës së dytë të vlerësimeve të projekteve. Siç mund ta dini nga sa kemi njoftuar më parë, Albanian ICT Awards III zyrtarisht ka hapur aplikimet të konkursit katër ditë pas konferencës së hapjes në datë 11 Shkurt në qëndrën Protik ku ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore si Ministria e Arsimit dhe ajo e Inovacionit. Në qënder të objektivave të ekipit organizator të konkursit ka qenë dhe do të jetë promovimi i vlerave të individëve të shoqërisë së informacionit të…

4

Turi i workshopeve të Albanian ICT Awards ditën e sotme vijoi me prezantimet në dy institucione arsimorë. Fillimisht në orën 13:00 u mbajt workshopi në ambjentet e Canadian Institute of Technology. Atje organizatorët u pritën mjaft ngrohtë nga inxhinierët e ardhshëm të IT. Dhjetëra studentë të pranishëm shfaqën interesin e tyre për kategoritë e çmimeve të prezantuara, edhe pse ata ishin tashmë të familjarizuar me evenimentin e mirënjohur ICT Awards. Gjithashtu një detaj për tu vlerësuar ishte edhe fjalimi inspirues i profesorit të IT në këtë Institucion, zotit Petraq Papajorgji, i cili theksoi edhe një herë avantazhet që ky eveniment…

epoka1

  Turi i workshopeve të Albanian ICT Awards vijon. Ditën e sotme grupi organizator i këtij eventi mbajti nga ora 9:00 – 10:30 workshopin e radhës në Universitetin Epoka, duke u prezantuar studentëve pjesëmarrës, konkursin mbarë kombëtar Albanian ICT Awards si dhe mundësitë e shumta që ofron. Studentët u informuan në mënyrë të detajuar lidhur me ICT Awards. Të pranishëm në këtë event ishin një numër i lartë studentësh të apasionuar pas botës së teknologjisë. Ky interes i madh i tyre ra në sy nga pyetjet e shumta të drejtuara karshi organizatorëve gjatë gjithë workshopit. Prezantimi i eventit Albanian ICT…

Kamez 1

ICT Awards ka vijuar me workshopet e tij edhe në Shqipëri, duke filluar me një bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale të Kamzës. Ky workshop u mbajt ditën e djeshme, në orën 16:00 pranë ambjenteve të kësaj shkolle dhe zgjati rreth 2 orë. Të pranishëm ishin nxënës të shumtë të shkollës, të apasionuar pas botës së teknologjisë. Këta nxënës u njohën me konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III dhe me mundësitë që ky konkurs ofron për ta. E para që e mori fjalën në hyrje të workshop-it ishte Znj. Linda Shomo, përfaqësuese e Easy Pay, të cilët janë partnerë dhe…

IMG_8205

ICTSmedia në bashkëpunim me udhëheqës pranë fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës sot ka mbajtur një prezantim para studentëve të Master-it,  ku është prezantuar konkursi mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III. Në këtë prezantim u informuan të gjithë pjesëmarrësit rreth aplikimit dhe perfitimeve që ofron ky konkurs. Prof.Asoc.Dr.Blerim Rexha, udhëheqës  i departamentit të informatikës në FIEK(fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike) , foli para studentëve për rëndësinë e të qenurit pjesë e kësaj garë më qëllim të motivimin të tyrë për të aplikuar. Gjithashtu Profesor Rexha, kërkoi nga studetët ti besojnë iniciativave të tyre duke sfiduar vetvehten…

027

ICTSmedia në bashkëpunim me kolegjin RIINVEST ka organizuar dhe mbajtur një takim me studentët e degës së Inxhinierisë Softuerike ku u zbuluan detaje të konkursit mbarëkombëtar, Albanian ICT Awards III. Në kuadër të sensibilizimit të opinionit, qëllimi i këtij organizimi ishte shpalosja e vlerave rreth këtij eventi dhe inkurajimi i aplikatëve potencial për pjesmarrje në Albanian ICT Awards që organizohet për të tretin vit me radhë. Gjatë këtij takimi, koordinatorët e Albanian ICT Awards, prezantuan në detaje mënyrat e aplikimit dhe kriterët e vlerësimit për shtatë kategoritë e çmimeve ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i…

ICT-AWARDS-2

Janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e tretë të eventit tashmë të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët, Albanian ICT Awards. Shtëpia botuese ICTSMedia gjatë një eventi mbajtur ditën e djeshme në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh. Qëllimi i këtij organizimi është gjurmimi i inovatorëve dhe promovimi i vlerave e individëve të shoqërisë së informacionit që nga adoleshentët, të apasionuarit gjer tek akademikët si dhe ofrimi i mundësive për ta dhe pse jo për publikun e shqiptar. Pjesëmarrës në këtë event ku zyrtarisht u bë hapja e këtij konkursi ishin edhe…

foto1

  Albanian ICT Awards u finalizua mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, me evenimentin tradicional të Mbrëmjes Gala ku bëhet edhe…

më shumë

Partners

Resources

Juria 2014

  • Altin Petre

    Aktualisht drejtor i IT per Digitalb, me nje eksperience 20 vjecare ne fushen e IT nga te cilat…

    Më Shumë
  • Enkelejd Zotaj

    Drejtor i IT-së në Raiffeisen Bank me 12 vjet përvojë në teknologji dhe bankë. Ka një historik të…

    Më Shumë
  • Kozeta Sevrani

    Prof. Dr. Kozeta Sevrani është profesore e Informatikës dhe Sistemeve të Informacionit në Menaxhim si dhe Drejtuese e…

    Më Shumë
  • Mirlinda Karçanaj

    Dr. Mirlinda KARÇANAJ është diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike….

    Më Shumë
  • Visar Jasiqi

    Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë…

    Më Shumë
  • Agim Bekaj

    Agim Bekaj, Drejtor i Përgjithshëm i Microsoft në Shqipëri, është një menaxher me përvojë në nivel korporatash dhe…

    Më Shumë
  • Albert Tollkuçi

    Z. Tollkuçi është ekspert në fushën e zhvillimit të Software me një përvojë 15 vjeçare. Albert Tollkuçi është…

    Më Shumë
  • Arsen Kurti

    Ka mbaruar studimet e larte ne Universitetitn Politeknik te Tiranes ne degen Inxhinieri Elektronike, ne periudhen 2006-2008 ka…

    Më Shumë
  • Erton Graceni

    Ertoni ka përfunduar studimet master për Administrim Biznesi dhe Teknologji në Universitetin e Sheffield, ne Angli, dhe studimet për…

    Më Shumë
  • Igli Gjelishti

    Igli Gjelishti i përket brezit të parë të webmaster-ave shqiptarë. I angazhuar në web design që në fund…

    Më Shumë
  • Vilma TOMCO

    Vilma TOMCO ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës në…

    Më Shumë
   

Fituesit 2013

  • Todi Thanasi

    ICT Inovacioni i Vitit 2013

  • Kozeta Sevrani

    ICT Akademiku i vitit 2013

  • Mentor Paçarada

    ICT Mobiliteti i Vitit 2013

  • Lum Zhaveli

    ICT Tema e Diplomes 2013

  • Evis Hoxha

    ICT Ylli ne Ngritje 2013

© Copyright 2015 Albanian ICT Awards III. All rights reserved