Të Premten 26 Maj, Çmimet kombëtare në Inovacion dhe Teknologji – Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e cila mbahet pranë Arka Art Hotel me pjesëmarrjen personaliteteve nga pushteti qendror dhe vendor, trupe diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Organizuar nga ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards hyri në vitin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 duke hapur aplikimet në gjashtë kategori. Çmimet, të cilat festojnë suksesin e pionierëve të teknologjisë që po përcaktojnë praktikat më të mira përmes inovacionit të aplikuar, tërhoqën 117 aplikime dhe mëse 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.

Albanian ICT Awards hodhi hapin e saj të parë në dekadën e dytë në kërkim të inovacionit me rrënjë shqiptare në rajon dhe botë dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka lënë gjurmën e saj duke influencuar kështu rolin që teknologjia ka për të luajtur në shoqërinë shqiptare.

U mbajtën më shumë se 23 takime gjer në mbyllje të aplikimeve më 30 Prill 2023 duke vizituar jo vetëm shkolla, universitete e qendra inovacioni por edhe komuna e bashki Shqiptare në rajon për të përhapur thirrjen në mbarë komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

50 kandidatë të cilët vinin me projekte dhe aplikacione fintech, e-commerce, EdTech, AI, machine learning e robotikë prezantuan përballë jurisë së Albanian ICT Awards. Si pjesë e procesit të vlerësimit dhe juria shqyrton aplikimet jo vetëm për qasjen novative të teknologjisë, por edhe për mënyrën se si ajo zbatohet për njerëzit, proceset, informacionin dhe teknologjinë, praktikat më të mira që ajo mbështet, ndikimin dhe vlerën e biznesit.

18 kandidatë do të shpërblehen në Mbrëmjen Gala të cilët synojnë të rrëmbejnë 6 çmimet e mëdha: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Duke bërë bashkë idetë dhe mendjet më të ndritura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë, Mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është një moment feste dhe frymëzimi për shqiptarët në teknologji, inovacion dh sipërmarrje.

Albanian ICT Awards ka vënë në dispozicion për publikun mundësi pjesëmarrje dhe donacioni si mbështetje dhe për të rritur numrin e çmimeve që do të shkojnë për finalistët e kësaj gare.

Duke blerë një prej biletave, kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe fituesit e çmimeve të mëdha.

Për Albanian ICT Awards teknologjia, inovacioni dhe sipërmarrja janë një forcë përcaktuese e një mënyre të re të jetuarit dhe punuarit ku suksesi në to nuk mund të konsiderohet më si një opsion por një domosdoshmëri e imponuar në çdo sektor shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve kudo jetojnë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen InvestUnioni i Bashkive dhe Komunave ShqiptareAlbvision; Platinium si Dev.alVodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit SapiensBaboonFacilizationVigan dhe Silver si EasyPay3i SolutionsImbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUKSEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Partners

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards,…

më shumë

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i…

më shumë

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë…

më shumë

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi…

më shumë

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me…

më shumë

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin…

më shumë

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë