Kandidatët e Albanian ICT Awards XI demonstrojnë përballë jurisë, më 26 Maj zbulohen fituesit

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, juria u mblodh për herë të dytë në Tiranë dhe Prishtinë për të dëgjuar individualisht 50 kandidatë gjatë një procesi maratonë prej 48 orësh.

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards mbylli më 30 Prill aplikimet në edicionin e 11-të të garës mbarëkombëtare në teknologji duke pranuar mbi 117 aplikime nga 150 kandidatë.

Tashmë një traditë e jurisë të Albanian ICT Awards, një listë e ngushtë kandidatësh nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut prezantoi përballë një trupe ekspertësh të pavarur prej 14 anëtarësh më 12 Maj 2023 në Prishtinë dhe nga Shqipëria më 13 Maj 2023 në Tiranë.

Juria e këtij edicioni përbëhet nga tre komitete të ndryshme vlerësimi sipas kategorive dhe ekspertizës së anëtarëve të saj.

Që nga hapja e vitit të 11-të të ICT Awards më 10 Mars me imazhin dhe identitetin e dhjetërave novatorëve, yjeve në ngritje, sipërmarrësve, hakerëve etikë grave dhe vajzave në teknologji dhe akademikëve, janë organizuar mëse 23 takime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut pranë shkollave, universiteteve, qendrave të inovacionit dhe komunave e bashkive Shqiptare në rajon në përpjekje të sensibilizimit të mbarë komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

Projekte dhe aplikacione Fintech, E-commerce, EdTech, AI / ML dhe Robotikë spikatën gjatë prezantimeve përballë jurisë.

50 kandidatët do të garojnë për gjashtë çmimet e mëdha të ICT Awards: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

18 prej tyre do të shpërblehen me çmimet mbarëkombëtare në teknologji gjatë Mbrëmjes Gala e cila do të mbahet më 26 Maj 2023 për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe fuqizuar komunitetin e teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit.

Paralelisht me hapjen e aplikimeve, Albanian ICT Awards nisi takimet informuese rreth aplikimeve, kritereve dhe mundësive që ofronte gara.

Fituesit e Albanian ICT Awards kanë përfaqësuar individë, karriera profesionale e të cilëve është shembull kapërcimi sfidash dhe suksesi, përpjekja, vendosmëria dhe kreativiteti i të cilëve ju ka dhënë atyre një njohje prestigjioze në komunitetin shqiptar të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Ceremonia e çmimeve kombëtare në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) Albanian ICT Awards 11 do të zhvillohet më 26 Maj 2023, ora 18:00 në Arka Art Hotel. Nisur nga kërkesa e shumë entuziastëve për të mbështetur eventin mbarëkombëtar “ICT Awards”, shoqata ALBICT ka vendosur të hapë për publikun dy mundësi pjesëmarrjeje dhe donacioni, të cilat synojnë rritjen e numrit të çmimeve për finalistët dhe organizimin e mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve.

Me blerjen e këtyre biletave, ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në rritjen e shpërblimeve për finalistët, çmimin kryesor ndërsa numri i tyre është i kufizuar në 60.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen InvestUnioni i Bashkive dhe Komunave ShqiptareAlbvision; Platinium si Dev.alVodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit SapiensBaboonFacilizationVigan dhe Silver si EasyPay3i SolutionsImbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUKSEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Shqip.comLexo.alTelegrafiPCWorld dhe CIO.

Partners

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards,…

më shumë

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i…

më shumë

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë…

më shumë

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi…

më shumë

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me…

më shumë

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin…

më shumë

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë