Juria e Albanian ICT Awards është një trupë ekspertësh dhe profesionistësh nga institucione publike dhe private, institucione akademike, biznese dhe sipërmarrje të suksesshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe hapësira mbarë shqiptare.

Plotësisht e pavarur nga organizatorët e Albanian ICT Awards, juria mblidhet çdo edicion me tu mbyllur faza e aplikimeve për të vlerësuar projektet e mbërritura dhe formuar listën e ngushtë të kandidatëve.

Çdo edicion, në mbledhjen e saj më 21 Prill të parë juria e Albanian ICT Awards e përbërë nga të paktën 10 anëtarë nënshkruan Deklaratën e Konfidencialitetit, përcakton drejtuesit e saj përmes një votimi unanim dhe merr në dorëzim aplikimet e mbërritura nga garuesit duke afirmuar standardet e vlerësimit vendosur ndër vite.

Në dy data të mëvonshme, më 12-13 Maj, juria e Albanian ICT Awards mban dy takime, në Tiranë dhe Prishtinë me kandidatët e listës së ngushtë për aplikimet e marra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe mbarë hapësira shqipfolëse. Kandidatët prezantojnë ballë për ballë me jurinë projektet e tyre përpara se juria të vendosë ose jo nominimin e tyre për finalen e madhe të Mbrëmjes Gala.

Qasja rigoroze dhe strikte me integritet të lartë profesional dhe pavarësi absolute vendimmarrjeje nga organizatorët e garës e anëtarëve të jurisë së ICT Awards është një cilësi e dëshmuar dhe e trashëguar ndër vite nga kjo garë mbarë kombëtare.

Anëtarët e jurisë prezantohen zyrtarisht në mbledhjen e parë të saj e cila organizohet menjëherë pas mbylljes së fazës së aplikimeve.

Origjinaliteti, vërtetësia janë disa prej aspekteve më të rëndësishme që marrin vëmendje të veçantë nga juria e Albanian ICT Awards dhe përbëjnë kriteret më të rëndësishme për një aplikimi të suksesshëm. Pasaktësitë dhe mungesa e vërtetësisë së informacionit të paraqitur përmes aplikimit do të rezultojë në përjashtim të menjëhershëm dhe ekuivok nga proceset e ardhshme vlerësuese të garës.

Albanian ICT Awards ruan të drejtën e verifikimit të aplikacioneve dhe materialeve të dorëzuara bashkë me aplikimet. Vlerësimi maksimal që mund të marrë një aplikim nga kjo garë është totali prej 100 pikësh.

Kriteret e vlerësimit dhe formula e mbledhjes së pikëve bëhen publike në momentin e hapjes së aplikimeve zyrtare.