ICT Awards në Shqipërinë tjetër të laboratorëve të robotikës dhe hapësirave të inovacionit

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi menaxhues, studentë dhe pedagogë të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Stafi i ICT Awards u njoh ku arritjet e studentëve shumë aktivë të këtij universiteti, laboratorët e tij modernë dhe projekte frymëzuese.

FabLab ishte hapësira më e re e Inovacionit pranë këtij Universiteti, e cila e bënte akoma më interesante hapësirat kreative të këtij Universiteti të integruar me Programet e studimeve të ciklit të dytë pranë Universitetit POLIS.

Edicioni i 11-të i ICT Awards hapi aplikimet në 6 kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Të rinj e të reja, yje në ngritje, novatorë, sipërmarrës, hakerë etikë gra dhe vajza në teknologji mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e kësaj gare deri më 30 Prill.

Në Shqipërinë tjetër brenda laboratorit të Robotikës pranë Instituti Harry Fultz stafi i ICT Awards u njoh me prototipe projektesh nga më të ndryshme. Një nëndetëse për hulumtimin e florës dhe faunës nënujore, tek një zgjidhje healthtech, robotë interaktiv dhe këshillues të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, zjarrfikës inteligjent, dronë, krah robotik, sensorë të ndryshëm inteligjent, gjitha të prodhuara me mjetet e laboratorit si printerë 3D dhe cnc machine.

Në këtë mini panair frymëzues i cilin ishte organizuar enkas për pritjen e ekipit të Albanian ICT Awards, na u bashkuan partnerë dhe sponsor të ICT Awards Z. Igli Gjelishti themelues i dev.al si dhe Z. Ardit Mero dhe Z. Lisandër Çuedari nga EasyPay, nën mikpritjen e drejtoreshës së Institutit Harry Fultz Zj. Brikena Baxhaku dhe stafit pedagogjik.

ICT Awards do të vijojë takimet pranë universitete, qendrave laboratorike, hapësirave të inovacionit, institucioneve mbështetëse dhe partnere deri në mbyllje të aplikimeve.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve dhe partnerëve të kësaj gare ndër vite si:

  • Diamond: Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision
  • Platinium: Dev.al, Vodafone Albania dhe AlbsoftEngineering
  • Gold: Soft&Solutions, Baboon, Digit Sapience, Facilization, Vigan
  • Silver: EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia
  • Partnerë:  AUK, SEEU Tech Park, Komuna e Prishtinës, Bashkia Tiranë, RRSH dhe UNICEF Albania

/PCWorld Albanian

Partners

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards,…

më shumë

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i…

më shumë

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë…

më shumë

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi…

më shumë

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me…

më shumë

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin…

më shumë

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë