ICT Inovacioni i Vitit, një kategori e cila është pjesë e Albanian ICT Awards një nga edicioni i parë, mirëpret aplikime nga programues, zhvillues apo ekipe të cilat kanë ndërtuar një program apo aplikacion, që kanë bërë një modernizim apo zhvilluar teknologji inovative për platforma të ndryshme si desktop, mobile, ueb, cloud, realitetet virtual, realitet të shtuar, inteligjencë artificiale, machine learning dhe internetin e gjërave.
Është një çmim që konceptin e inovacionit e sheh të aplikueshëm për çdo zgjidhje e cila konsiderohet si diçka e re në tregun Shqiptar, zgjidhje e cila ka kontribuuar në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit dhe kontribuar vlerë për kompanitë dhe konsumatorët.
Ky çmim do të vlerësojë zgjidhjet më të mira që po i japin jehonë kombit me inovacionin e tyre.
Për informacione të mëtejshme, na shkruani në info@ictawards.org ose na telefoni në +355 (0)69 900 9000 për Shqipërinë dhe +383 (0)44 22 10 22 për Kosovën.
**Afati i fundit i aplikimeve / 30 Prill 2023 Ora 23:59