ICT Awards vijon takimet informuese në Tiranë, Prishtinë dhe Vushtri

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me djem dhe vajza të talentuara të kësaj akademie.

Ndërsa folën për projektet e tyre fantastike, të rinjtë u prezantuan me risitë e kësaj gare dhe sesi të bëhen pjesë e saj.

Më 6 Prill stafi i ICT Awards u ndal në Prishtinë me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Prej 10 vitesh profesori i FIEK Blerim Rexha ka pritur stafin e ICT Awards duke prezantuar studentët e këtij fakulteti me zhvillimet më të fundit nga kjo garë.

Edicioni i 11-të i ICT Awards hap aplikimet më 10 Mars në Tiranë dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 30 Prill në 6 kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Më 7 Prill ekipi i ICT Awards u rikthye në Tiranë pranë Universitetit Epoka  me mikpritjen e përgjegjësit të Departamentit të Shkencave Kompjuterike Z. Arban Uka, themeluesit të Soft & Solution Z. Ermal Beqiri në cilësinë e partnerit.

Studentët u informuan në mënyrë të detajuar për ICT Awards dhe mundësitë që kjo garë ofron.

Turi i takimeve të javës u mbyll me vizitën në Universitetin Luarasi shoqëruar nga zj. Anni Dasho, dekanë e Fakultetit të Teknologjisë dhe Inovacionit dhe themeluesi i Baboon z. Genti Selenica si partner i ICT Awards.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve dhe partnerëve të kësaj gare ndër vite si:

  • Diamond: Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision
  • Platinium: Dev.al, Vodafone Albania dhe AlbsoftEngineering
  • Gold: Soft&Solutions, Baboon, Digit Sapience, Facilization, Vigan
  • Silver: EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia
  • Partnerë:  AUK, SEEU Tech Park, Komuna e Prishtinës, Bashkia Tiranë, RRSH dhe UNICEF Albania

/PCWorld Albanian

Partners

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards,…

më shumë

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i…

më shumë

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë…

më shumë

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi…

më shumë

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me…

më shumë

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin…

më shumë

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë