Evenimenti më i rëndësishëm në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, Albanian ICT Awards, me praninë e një inovacioni shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e mbarë diaspora Shqiptare është ajo që i jep karakterin e vërtetë kësaj gare: një garë mbarëkombëtare.

Duke afruar së bashku profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendimmarrës e politikëbërës në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes janë idetë, projektet, sipërmarrjet, studimet, diplomat, startupet e karrierat e dëshmuara para jurisë nga finalistë dhe fituesve nga edicioni i parë janë vlera e vërtetë e një misioni mëse 10-vjeçar.

Informacione për Kandidatë dhe të Nominuar

  • Paneli i jurisë së këtij evenimenti është i pavarur nga pjesa organizative. Ajo përbëhet nga profile të dëshmuara dhe profesionale, një juri e pavarur nga organizatorët e garës dhe ka në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar
  • Aktivitetet për të cilën individi është nominuar duhet të jetë realizuar përgjatë vitit kalendarik 2022 – 2023
  • Nominimet nuk mund të bëhen pa dijeninë dhe pa miratimin paraprak të individit të nominuar
  • Juria ka të drejtë të zhvendosë aplikimin e individit në kategori të tjera nga ajo në të cilën ka aplikuar fillimisht kur e gjykon të arsyeshme
  • Me përjashtim të kategorisë “Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç“, të gjithë aplikuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç, ndërkaq aplikuesit për të dy kategoritë “Ylli në Ngritje” duhet të kenë miratimin e njërit prej prindërve.
  • Nominimet në të gjitha kategoritë individuale bëhen pa asnjë detyrim financiar
  • Nominimet pranohen vetëm përmes sistemit online, duke përdorur formularin e përcaktuar të aplikimit, në mënyrë që të sigurohet vlerësimi i njëjtë dhe i paanshëm për të gjithë aplikantët. Ekipi organizativ mund të kërkojë dokumente shtesë për verifikimin e saktësisë dhe origjinalitetit. Gjithashtu, dokumente vërtetuese shtesë mund të kërkohen prej kandidatit me kërkesë të jurisë
  • Secili prej aplikuesve dhe kandidatëve, që të konsiderohet një proces i ligjshëm, duhet të shprehë aprovimin se është i gatshëm të prezantojë projektin me të cilin ka aplikuar para Jurisë duke mbuluar shpenzimet e tij personalisht
  • Secili kandidat në varësi të kategorisë ku konkurron, duhet të përgatisë disa dokumente prezantuese përmes së cilave juria mund të vlerësojë seriozitetin e aplikimit mbështetur në informacione të sakta

Dokumente që përbëjnë rëndësi të veçantë gjatë proceseve të vlerësimit janë:

  • Dokumente prezantuese që përshkruajnë produktin apo shërbimin dhe funksionalitetet e tij. Eksperiencën e përdoruesit dhe lehtësinë e përdorimit
  • Dokumente prezantuese mbi impaktin që produkti apo shërbimi kanë pasur në organizatë apo shoqëri
  • Dokumente me detajet e nevojshme teknike të produktit apo shërbimit, duke përfshirë të gjithë elementët teknikë të përdorur në realizimin e projektit, flow-charts, modeli i arkitekturës së përdorur, gjuha e programimit dhe platformat, e kështu me radhë
  • Dokumente me informacione të tjera të detajuara, për të cilat kandidati vlerëson se janë të nevojshme për vlerësim më të plotë nga ana e jurisë
  • Risia apo mundësia e komercializimit të projektit
  • Paraqitje detajuar e letrës së motivimit

Pyetje dhe përgjigje të shpeshta rreth ICT Awards

1. Pyetje: Kur hapen aplikimet për “Albanian ICT Awards XI”?

Përgjigje: Nominimet për vitin 2022 – 2023 do të hapen me datë 01.03.2023 dhe mbyllen me datën 30.04.2023 ora 23:59.

2. Pyetje: A mund të nominoj vetveten në njërën nga kategoritë e “Albanian ICT Awards XI”?

Përgjigje: Po, për të hyrë në garën e “Albanian ICT Awards XI” mjafton që të aplikoni online dhe pas një vlerësimi paraprak nga ana e jurisë do të vendoset mbi kategorinë e nominimit tuaj.

3. Pyetje: A lejohet aplikimi me të njëjtin projekt për dy kategori të ndryshme?

Përgjigje: Nëse produkti plotëson kriteret e kategorive në fjalë, atëherë mund të aplikoni në më shumë se një kategori që e shihni të arsyeshme, por jo në më shumë se dy. Megjithatë, gjatë procesit të vlerësimit aplikimi juaj do të vendoset në një kategori.

4. Pyetje: Nëse kam marrë pjesë në edicione të kaluara të Albanian ICT Awards, a jam i lejuar që të aplikoj sërish për edicionin e XI?

Përgjigje: Çdo ish-konkurrent nga edicionet e kaluara, ka të drejtë të ri-konkurroje në Albanian ICT Awards XI, njëlloj sikurse kandidatët e rinj, me kushtin e vetëm që projekti duhet të jetë i ri dhe i realizuar gjatë periudhës 2022 – 2023.

5. Pyetje: Kush dhe si mund të aplikojë në Kategorinë e re ICT Startup of The Year?

Kjo kategori shpërblen sipërmarrësit e suksesshëm të cilët kanë themeluar së fundmi një kompani të suksesshme në fushën e teknologjisë. Në këtë kategori mund të aplikojnë:

  • Kompanitë (Startup) në fazat e hershme (12-24 muaj)
  • Kompanitë (Startup) të bazuara dhe operuese në Shqipëri ose që kanë një themelues shqiptar
  • Avantazh do të kenë Startupet aplikuese të cilat dëshojmë potencialin për tu zgjeruar përtej kufijve Shqipërisë apo Rajonit
  • Finalistët e përzgjedhur në këtë kategori duhet të shkëlqejnë në një nga industritë si inovacioni dixhital, shkencor, industritë kreative ose inovacion social.

6. Pyetje: Cilat janë kriteret e aplikimit në “Albanian ICT Awards XI”?

Përgjigje: Secila kategori ka kriteret e veta specifike të përcaktuara. Kriteret e përzgjedhjes së fituesve sipas kategorive janë të detajuara brenda formularit online të aplikimit, në mënyrë që t’ua lehtësojë aplikuesve plotësimin e kritereve dhe juria ta ketë një aplikim sa më të plotë dhe një vlerësim sa më të duhur.

Rëndësi të veçantë ka plotësimi i formularit të aplikimit në mënyrë të saktë, lehtësisht të kuptueshme, të qartë, të pastër dhe të bazuar në të dhëna të sakta. Vëmendje të veçantë gjatë procesit të vlerësimit të aplikimit tuaj merr paraqitja e duhur dhe e plotë e karakterit inovativ dhe frymëzuese të nonimit.

Anëtarët e jurisë, në momentin e vlerësimit të nominimeve, do të marrin parasysh edhe kriteret e përzgjedhjes.

Të gjitha kriteret e vlerësimit janë publikisht të aksesueshme, sipas kategorisë dhe mund t’i lexoni duke klikuar në këtë lidhje: http://ictawards.org/2022/juria

7. Pyetje: Kur bëhet shpallja e fituesve?

Përgjigje: Pasi juria të ketë vendosur mbi listën e ngushtë të kandidatëve me projektet më të spikatura, kandidatët brenda kësaj liste do të ftohen në një takim këshillues, për të prezantuar produktin apo shërbimin me të cilin keni aplikuar.

Kandidatët të cilët kalojnë në listën e finalistëve, do të ftohen në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve ku edhe do të njihen me rezultatet e garës, emrat e fituesve si dhe finalistëve të tjerë të kategorive përkatëse.

8. Pyetje: Nëse shpallem fitues në “Albanian ICT Awards XI”, a do të duhet që patjetër të mbajë një fjalim rasti?

Përgjigje: Nëse kandidati shpallet fitues si një çmimi, ai ose ajo duhet të paraqitet në podium për ta pranuar atë. Mbajtja e fjalimit nuk është e domosdoshme. Por inkurajohet një prezantim i shkurtër i projektit të tyre fitues.

9. Pyetje: Kur do të mbahet Mbrëmja Gala e “Albanian ICT Awards XI”?

Përgjigje: Mbrëmja Gala do të organizohet me 26 Maj 2023. Njoftime të tjera lidhur me detajet e organizimit do të bëhen publike në faqen zyrtare të Albanian ICT Awards