Albanian ICT Awards organizon takimet e fundit informative të edicionit të 11-të

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë kombëtare vijon takimet informuese pranë universiteteve dhe qendrave të inovacionit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.

Në javën e fundit të aplikimeve, kjo garë e teknologjisë, inovacionit, sipërmarrjes. Ditën e Marte përfaqësuesit e garës u pritën nga stafi akademik i Kolegjit Universitar Universum ku prezantuan studentët me kriteret e aplikimit.

Të njëjtën ditë në Shkollën Digjitale në qytetin e Prizrenit, Albanian ICT Awards u njoh me adoleshentët e talentuar dhe yjet në ngritje të cilët prezantuan projektet e tyre.

Takimet në kuadër të turit të takimeve informative të Albanian ICT Awards vijoi ditën Enjte në Universitetin “Ukshin Hoti” të qytetit të Prizrenit me studentët e shkencave kompjuterike, profesorët dhe akademikët.

Studentët dhe stafi akademik i këtij fakulteti demonstruan projektet e tyre inovative në fushën e energjetikës dhe publikime shkencore me impakt ndërkombëtar.

Vizita të tilla i japin zhvillimit dhe arritjeve në fushën e teknologjisë në trevat mbarëkombëtare një perspektivë dhe dimension tjetër.

Takimet e edicionit të 11-të do të vijojnë deri në mbyllje të aplikimeve më 30 Prill 2023. Ky edicion mirëpret aplikime vetëm online në 6 kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Kjo garë organizohet nga nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, dhe prej 10 vitesh ka mbajtur mbi 300 evenimente me 2500 garues dhe 200 finalistë.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nisi turin e takimeve gjatë muajit Mars ndërsa janë zhvilluar mbi 15 takime informative të cilat vijojnë edhe në javën e fundit deri në mbyllje të aplikimeve.

Më 26 Maj 2023 do të bëhet shpallja e fituesve të Albanian ICT Awards në Mbrëmjen Gala.

  • Diamond: Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision
  • Platinium: Dev.al, Vodafone Albania dhe AlbsoftEngineering
  • Gold: Soft&Solutions, Baboon, Digit Sapience, Facilization, Vigan
  • Silver: EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia
  • Partnerë: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, WN EDIF, Luxembourg, AUK, SEEU Tech Park, Komuna e Prishtinës, Bashkia Tiranë, RRSH dhe UNICEF Albania
  • Partnerë Media:  Shqip.com, Lexo.al, Telegrafi, PCWorld, CIO Albanian

Partners

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards,…

më shumë

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i…

më shumë

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë…

më shumë

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi…

më shumë

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me…

më shumë

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin…

më shumë

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë