Mbi 150 kandidatë do të garojnë për çmimet mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të Albanian ICT Awards

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards mbylli aplikimet më 30 Prill 2023 dhe pranoi 117 aplikime nga mbi 150 kandidatë në gjashtë kategori të ndryshme.

Një ngjarje e themeluar dhe organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, me edicionin e 11-të që bëri hapjen zyrtare më 10 Mars 2023, Albanian ICT Awards hyri në dekadën e saj të dytë me mision integral për mbarë komunitetin Shqiptar të teknologjisë dhe influencuar perceptimin publik për rolin e industrisë e teknologjisë në shoqërinë shqiptare.

Mblidhet juria e Albanian ICT Awards

Një trupë e pavarur profesionistësh dhe figurash të shquara të teknologjisë nga institucione publike dhe private, institucione akademike dhe biznese e sipërmarrje të suksesshme u mblodh në takimin e saj të parë më 2 Maj 2023 në Tiranë dhe pjesëmarrje virtuale nga Prishtina.

Juria e edicionit të 11-të përbëhet nga: Blerim Rexha, Edlira Martiri, Igli Gjelishti, Erion Serti, Gjergji Guri, Faola Hodaj, Linda Shomo, Ermal Beqiri, Ardiola Hristiç, Ervis Smakaj, Gazmend Selmani, Enis Vehapi, Visar Shehu dhe Evi Hoxha.

Gjatë takimit të parë juria u njoh me listën e nominimeve dhe aplikimeve të më shumë se 150 kandidatëve dhe 117 projektet e tyre inovative në garë për çmimet e mëdha të teknologjisë. Ndryshe nga vitet e kaluara, juria e ICT Awards u nda këtë edicion në tre komitete të ndryshme vlerësimi sipas kategorisë dhe ekspertizës të anëtarëve të jurisë.

Me një profil me një eksperiencë të gjatë menaxheriale në teknologji dhe anëtar juria prej pesë vitesh në ICT Awards, z. Gjergji Guri themelues i Facilization u votua unanimisht si kryetar i jurisë.

Anëtar i bordit drejtues për Teknologjinë e Informacionit dhe Operacionet pranë Raiffeisen Bank Albania dhe eksperiencë të gjatë në teknologji, z. Erion Serti u votua në rolin e zëvendës kryetarit të jurisë.

Dy takime të tjera do të pasojnë mes jurisë dhe një liste të ngushtë kandidatësh të cilët do të prezantojë projektet e tyre duke i paraprirë Mbrëmjes Gala.

Turi i takimeve të Albanian ICT Awards

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nisi turin e takimeve gjatë muajit Mars ndërsa janë zhvilluar mbi 25 takime pranë shkollave fillore dhe të mesme, universiteteve, hapësirave të inovacionit, komunave dhe bashkive Shqiptare në rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të takimeve informuese që organizohen gjatë fazës së aplikimeve, falë një bashkëpunimi me Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, një përfaqësi e Albanian ICT Awards u prit nga Kryetari i Komunës Ferizaj z. Agim Aliu, Kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini, nënkryetari i Komunës së Preshevës z. Almin Shaqiri, Kryetari i Komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi në Kosovë dhe Luginën e Preshevës si dhe nga Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike z. Azir Aliu në Maqedoninë e Veriut dhe z. Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Takimet informative në Shqipëri dhe Kosovë vijuan deri në përmbyllje të aplikimeve pranë: Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Gjimnazit Britanik të Teknologjisë, Institutit Kanadez të Teknologjisë, Kolegjit AAB, Innovation Academy, Universitetit Epoka, Universitetit të Prishtinës, Universitetit Luarasi, Universitetit Polis, Institutit Harry Fultz, Kolegjit Ndërkombëtar Universum, Shkollës Digjitale Prizren, Universitetit të Prizrenit, Kolegjit Riinvest, Universitetit Politeknik të Tiranës, Shkollës Teknike “Gjergji Canco”, Shkollës së Mesme Profesionale Hermann Gmeiner dhe RIT Kosovo/AUK.

Edicioni i 11-të i kësaj gare priti aplikime në formatin online në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Kjo garë organizohet nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, dhe prej 10 vitesh ka mbajtur mbi 300 evenimente me 2500 garues dhe 200 finalistë. Më 26 Maj 2023 do të bëhet shpallja e fituesve të Albanian ICT Awards në Mbrëmjen Gala.

Fituesit e Albanian ICT Awards ndër vite kanë qenë individë, karriera profesionale e të cilëve është shembull kapërcimi sfidash dhe suksesi, përpjekja, vendosmëria dhe kreativiteti i të cilëve ju ka dhënë atyre një njohje prestigjioze në komunitetin shqiptar të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Misioni i Albanian ICT Awards është njohja dhe promovimi i punës së këtyre sipërmarrësve, shkencëtarëve artistëve dhe yjeve të teknologjisë për kontributin e tyre që na bën të shikojmë drejt të ardhmes plot shpresë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave ShqiptareAlbvision; Platinium si Dev.alVodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit SapiensBaboonFacilization, Vigan dhe Silver si EasyPay, 3i SolutionsImbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUK, SEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Kjo ngjarje mbështetet mediatikisht nga Shqip.com, Lexo.al, Telegrafi, PCWorld dhe CIO.

Partners

Gara e çmimeve të mëdha në teknologji Albanian ICT Awards mbylli kapitullin e saj të 11-të në Tiranë në mbrëmjen gala me…

më shumë

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e Premte më 26 Maj 2023 në Mbrëmjen Gala e…

më shumë

Kur na ndajnë më pak se 2 javë nga finalja e shpalljes së fituesve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards,…

më shumë

Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i…

më shumë

Kur kanë ngelur vetëm tre ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, stafi i garës mbarë…

më shumë

Nën shoqërinë e zëvendës rektores së Universitetit Polis, zj. Elona Karafili, përfaqësuesit e ICT Awards u pritën më 11 Prill nga stafi…

më shumë

Turi i takimeve të ICT Awards vijoi në qytetin e Vushtrisë më 5 Prill pranë qendrës Innovation Academy për tu takuar me…

më shumë

Organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, ICT Awards hapin edicionin e saj të 11-të më 10 Mars 2023 ku në vëmendje ishin…

më shumë

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë