Me vetëm pesë ditë të ngelura nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 7-të ICT Awards organizoi bootkampin e radhës.
Pas atij të qytetit të Lezhës, kësaj herë radhën e kishte qyteti i Vlorës dhe nxënësit e Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë.
Ditën e Premte ata u prezantuan me garën mbarë kombëtare dhe ishte hera e parë që ICT Awards organizon një takim në këtë qytet.
Të Shtunën Stafi i ICTSmedia shoqëruar nga ekipi i kontributorëve të ICT Awards, mentorë dhe sipërmarrës të suksesshëm si Genti Selenica, Arjan Ymeri, Driton Musolli dhe me mbështetjen e S4J, u rikthye për të organizuar mini-konkursin me nxënës së përzgjedhur.
Nxënësit u organizuan në gjashtë ekipe me nga 4-5 studentë: Eco Village, Ambulance On, API, PET Assistant, Soldering Station dhe Cheap Prize.
Secili ekip prezantoi përpara jurisë përpërbërë nga: Kushtrim Shala, bashkëthemelues dhe koordinator i ICT Awards, Driton Musolli CEO i Transmogul, Meri Roboci dhe Orjela Bajo instruktore STEM pranë ICTSlab, Genti Selenica CEO i Baboon.al dhe Arjan Ymeri drejtor i Ofiçina.
Eco Village është një fshat turistik miqësor ndaj mjedisit; Ambulance On është një aplikacion për shërbim të shpejtë ambulance në Vlorë; API është një aplikacion i cili do të shërbejë si qendra kryesore e informacionit për institucionet publike dhe private; PET Assistant është aplikacion i cili ndihmon pronarët e kafshëve shtëpiake të ndjekin ciklet shëndetësore të tyre; Soldering Station është një vend në Vlorë ku njerëzit mund të shkojnë për të riparuar pajisjet e tyre elektronike dhe Cheap Prize një uebsajt dhe aplikacion i cili grumbullon të gjitha produktet në shitje të dyqaneve kryesore në Shqipëri.
Gjatë bootkampit u mbajtën prezantime nga Kushtrim Shala për idetë e reja inovative, nga Driton Musolli për aktivitetet energjike, dhe histori suksesi nga Genti Selenica dhe Arjan Ymeri.
Instruktoret STEM të ICTSlab Meri Roboci dhe Orjela Bajo folën për aftësitë në prezantim dhe modelet/planet e biznesit respektivisht.
Në fund të aktiviteti juria shpalli PET Assistant idenë më inovative, Cheap Price si ekipin më bashkëpunues dhe API Team do të ketë shansin të trajnohet me një plan të personalizuar për teknologjitë më inovative në qendrën multi-funksionale në Tiranë.
Takimet e ICT Awards do të vijojnë ditën e nesërme në Kolegjin Riinvest. Që nga hapja e këtij edicioni janë organizuar mëse 25 takime informative në shkolla, universitete në qendra dhe hapësira inovacioni.
Kujtojmë se afati i fundit i aplikimeve është data 30 Mars ora 00:00. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të aplikojnë përmes uebsajtit në formatin online në një prej shtatë kategorive: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.
Albanian ICT Awards fton të gjithë shqiptarët kandidatë potencial nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora që janë krijues në fushën e Teknologjisë të bëhen pjesë e garës së vetme mbarëkombëtare.
Për zhvillimet më të fundit na ndiqni në rrjetin social Facebook dhe në uebsajtin www.ictawards.org. /ICTAwards.org